Federica Mogherini korrupsion me Mirela Kumbaron, 200 mijë € për bursa, po hetohet nga BE

0

Afera e Kolegjit të Evropës dhe Akademisë Politike, e cila po hetohet nga Prokuroria e Brukselit, ka shtrirje më të gjerë nga sa mendohej fillimisht — dhe Shqipëria nuk mbetet jashtë këtij skandali.

Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë belge, një ditë më parë është konfirmuar nisja e hetimeve për dyshime mbi keqpërdorim fondesh, konflikt interesi dhe shpërdorim të mundshëm të fondeve publike në aktivitetet e Kolegjit të Evropës.

Shqipëria rezulton kontribuuese financiare në institucionin që po hetohet.

Të dhënat e publikuara nga OpenData Albania tregojnë se:

Bashkia Tiranë dhe  Ministria e Arsimit kanë kryer në korrik dhe dhjetor 2024 dy pagesa të majme me vlerë rreth 200 mijë euro, të regjistruara zyrtarisht si transferta për bursa për degën shqiptare të Kolegjit të Evropës.

Kjo e vendos vendin tonë drejtpërdrejt në hartën e financimeve ndaj institucionit që tani është nën hetim ndërkombëtar.

Ndërkohë, Federica Mogherini figura qendrore në këtë skandal ka qenë në Shqipëri vetëm pak javë para ndalimit në Belgjikë.

Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së u shoqërua në polici së bashku me dy ndihmësit e saj dhe pas marrjes në pyetje u la e lirë. Vizita e saj në Tiranë më 20 nëntor 2024, ku u takua me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, ngre tani pikëpyetje të reja mbi natyrën e bashkëpunimit institucional dhe transparencën e përdorimit të fondeve publike shqiptare.

Hetimi pritet të zgjerohet, ndërsa autoritetet belge po analizojnë rrjetin financiar dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kolegjit të Evropës, përfshirë edhe ato me Shqipërinë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu