Shkruan Hysni Gurra
Ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe, se ju jeni i gatshmë t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike.
Ju publikisht keni bashkëpunuar me Tom Doshin, të designuar non-grata nga Departamenti Shtetit. Ju publikisht keni thënë se është mik i imi dhe nën qeverisjen tuaj z. Doshi ka shumëfishuar pasurinë.
Ju publikisht keni bashkëpunuar me Vangjush Dakon, të designuar non grata nga Departamenti i Shtetit. Ju keni thënë publikisht në media se të bëjë çfarë të dojë Departamenti Shtetit, Vangjush Dako është miku im.
Z. Dako është i zgjedhuri juaj si kryetar Bashkie. Ju keni zgjedhur për kryetar Bashkie, z. Elvis Roshi dhe dhjetëra të tjerë si ai të njohur për aktivitetin kriminal.
Krimi nën drejtimin tuaj politik u përfaqësua në Parlament, në pushtetin lokal dhe në administratwn publike. Ju dolët në përgjime me shefa policie duke i nxitur që të blinin vota (dosja 184);
Ju dolët në përgjime me anëtarë të grupit kriminal të Avdylajve duke i nxitur te siguronin vota për ju (dosja 339) Në drejtimin tuaj, Shqipëria u kanabizua dhe ministri juaj i Brendshëm më i sukseshëm u dënua për këtë çështje.
Ministra tuaj janë akuzuar për përfshirje në korrupsion domethënës në shumë afera. Nën qeverisjen tuaj, mafia dhe krimi organizuar bashkëjetuan në simbiozë me shtetin.
Për korrupsion dhe pasurimin tuaj dhe rrethit të njerëzve pranë jush. Duke bërë ligje speciale ju keni grabitur pasurinë publike të shqiptarëve.
Një prej rasteve është ligji për investitorët strategjikë dhe plot afera të tjera qindra milionë euro, si rasti i Incineratorëve, PPP në shëndetësi dhe infrastrukturë.
Nën drejtimin tuaj ju nxitët braktisjen e vendit nga shqiptarët në përgjithësi dhe rinia në veçanti. Nën drejtimin tuaj Shqipëria është renditur zyrtarisht ndër vendet më të korruptuara në kontinent.
Nën drejtimin tuaj borxhi publik i Shqipërisë arriti tre shifra, mbi 100%. Nën drejtimin tuaj Porti Durrësit u kthye në portin ndërkombëtar të kokainës.
Në drejtimin tuaj u bë amnistia fiskale që legalizoi paratë e pista të kriminelëve dhe mafias në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri.
P.S. Ky është teksti i gatshëm për non gratën e Edi Ramës.
Mungon vetëm data dhe firma. Dhe kjo do t’i dorëzohet personalisht sapo të dorëzojë pushtetin.