Prokuroria e Posaçme kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi.
Biznesmeni i hidrokarbureve është shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal me të cilin akuzohet se do të pastronte 18,3 milionë euro të mafias italiane.
Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho veç dënimit të Tacit kërkoi gjithashtu edhe konfiskimin dhe kalimin në favor te shtetit të 18 milionë eurove.








