hkruan Rifat Kullolli
Imazhi i Edi Ramës me sëpatë në dorë mbetet një nga dokumentet vizuale më provokuese të historisë politike shqiptare, duke simbolizuar për shumë shqiptarë fillimin e një epoke ku forca dhe vendimmarrja e njëanshme do të mbizotëronte mbi ligjin. Kjo foto, e shkrepur gjatë aksioneve radikale në Tiranë, nuk shënoi vetëm prishjen e ndërtimeve pa leje, që ishte një domosdoshmëri për atë periudhë , por edhe lindjen e një modeli qeverisës që “do shkulte me rrënjë” pa pyetur për pasojat sociale apo sigurinë juridike të qytetarit.
Për ata që e njihnin nga afër dhe për kritikët politike , kjo ishte “e zeza” që paralajmëroi një autoritarizëm modern, ku estetika e fasadës do vlente më shumë se xhepi i popullit.
Ky stil i “sëpatës” në terren u pasua deri në vitin 2025 , kur urdhëroi rrafshimin e qindra objekteve në Theth e Valbone dhe me tej ne çdo qytet e fshat të vendit ..Por ai nuk u mjaftua më vepra fizike, por përdori me sukses një tjetër mjet të fuqishëm, atë premtimeve populiste .
Gjatë rrugëtimit drejt pushtetit, veçanërisht rreth vitit 2011, Rama premtoi e mashtroi lehtësimin e barrës ekonomike te familjeve shqiptare përmes heqjes së TVSH-së për ushqimet e shportës dhe uljes së saj për energjinë elektrike. Ishte një zotim për të mbushur tryezat e shqiptarëve të varfër, duke prekur direkt bukën, qumështin dhe dritat.
Sot, pas rreth 15 vitesh, këto premtime kanë mbetur në “shportën bosh” të kryeministrit. Jo vetëm që TVSH-ja e shportës nuk u prek jo vetëm që nuk u bë asgjë, por në vitin 2013 dhe 2014 ngriti çmimin e karburanteve me 280 lek litri, ku sot çmimi i këtij artikulli është më i larti në Ballkan .. Dhe tai kostoja e jetesës në Shqipëri ka arritur nivele rekord, duke e bërë mbijetesën sfiduese për familjet e thjeshta.
Kontrasti midis liderit “reforma-bërës” me sëpatë ne dorë dhe realitetit ekonomik të sotëm dëshmon një trajektore ku pushteti u mor me premtime sociale, por u ushtrua me një arrogancë që i ka lënë qytetarët me premtime të pambajtura dhe tryeza gjithnjë e më të zbrazëta dhe akoma më keq , me një Shqipëri pa shqiptarë… . .








