Bindjet private dhe sjelljet publike

0

Shkruan Zef Ndreka

Gjithë kryesia e PD-së, të gjithë deputetët e saj, tashmë edhe foltoristët mbështetës të Berishës e kanë të qartë dhe e kanë kuptuar se me Berishën të gjitha rrugët janë të bllokuara dhe nuk mund të vijnë në pushtet, për 1001 arësyet që dihen.
Megjithkëtë, të gjithë heshtin në kryesi, në Kuvend Kombëtarë, në grup parlamentarë.
Me sa duket, sejcili në visin e vet, hesht për të mos krijuar përplasje me dashamirësit dhe servilët e Berishës, për të arritur marrjen e partisë nesër po të jepet mundësia, edhe pse mund të jetë vonë…
Kjo që sapo theksova është një fenomen i njohur në partitë politike, jo vetëm në Shqipëri, pra saktësisht, tensioni midis bindjeve private dhe sjelljes publike brenda strukturave të një partie, siç ndodh në PD.
Situata të tilla në PD ndërthuren nga llogaritë individuale politike.
Deputetët dhe drejtuesit shpesh veprojnë mbi bazën e interesit afatgjatë personal ku qëllimi është ruajtja e pozicionit, e karrierës, e aksesit në strukturë politike e drejtuese. Edhe kur ndonjëri prej tyre mund të kenë rezerva ndaj Berishës, përplasja e hapur bart rrezik të madh politik.
Situata e tillë në PD ka ardhur nga struktura e pushtetit në parti.
Berisha vazhdon me ndikim të fortë historik, organizativ dhe emocional mbi bazën dhe kështu është krijuar një lloj “graviteti politik”. Edhe figura politike apo deputetë që nuk janë plotësisht dakord me berishën, shmangin konfliktin për të mos u përjashtuar ose margjinalizuar prej tij.
Situata e tillë në PD ka ardhur nga frika e përçarjes.
PD-ja dhe çdo parti opozitare, sidomos kur kanë kaluar kriza të brendshme, pothuaj gjithnjë kanë ndjeshmëri të lartë ndaj çdo debati publik. Shumë aktorë të partisë preferojnë heshtjen, duke menduar se konflikti i brendshëm dëmton më shumë sesa status quo-ja.
Situata e tillë në PD, ka ardhur nga shpresa për tranzicion të butë.
Disa mund të presin që ndryshimi i lidershipit të.partisë të vijë natyrshëm me kohën, pa përplasje të drejtpërdrejtë. Kjo ka krijuar një situatë pritjeje, ku askush nuk merr iniciativë të hapur për ndryshim.
Situata e tillë në PD, ka ardhur nga dinamika e bazës elektorale, ku një pjesë e konsiderueshme e anëtarësisë ka mbetur e lidhur me liderin dhe për këtë shkak çdo sfidë e brendshme shihet si e rrezikshme. Politikanët si Berisha janë shumë të ndjeshëm ndaj reagimit të militantëve.
Megjithatë, ekziston edhe një paradoks i zakonshëm i PD-së në këto rast, ku heshtja kolektive mund të ruajë përkohësisht stabilitetin afatshkurtër dhe mund të shtyjë zgjidhjen e problemeve strategjike. Ashtu siç nga ana tjetër, përplasjet e forta mund të sjellin rinovim, por edhe fragmentim.
Pyetja që shtrohet në këtë rast për politikanët e PD-së:
A është më e kushtueshme të ruash unitetin formal apo të adresohen hapur debatet e brendshme?

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu