Në një kohë kur tensionet gjeopolitike po rriten dhe fuqitë ushtarake po modernizojnë arsenalet e tyre, diskutimi për armët bërthamore dhe raketat balistike është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes globale.
Nga fuqia shkatërruese e një bombe atomike deri te sistemet moderne të mbrojtjes që mund të neutralizojnë raketat në ajër, ekspertët paralajmërojnë se rreziku teorik i një konflikti bërthamor mbetet një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, astrofizikani Enkelejd Çaça shpjegoi mekanizmin e raketave balistike, momentin e shpërthimit të një bombe atomike, si dhe skenarët e mundshëm të një sulmi raketor, duke përfshirë edhe distancën Shqipëri–Iran dhe kohën e mundshme të goditjes.
Sipas tij, debati publik shpesh dominohet nga keqkuptime për teknologjinë ushtarake dhe aftësitë reale të raketave moderne.
Si fizikant mund të flas vetëm për teknologji, për pjesën tjetër di si gjithë të tjerët por nuk jam specialist. Pjesa dërrmuese nuk ja ka idenë se çfarë flasin. Ajo që dimë është se Irani posedon disa lloje raketash me rreze të shkurtër dhe të mesme, ku maksimalja shkon rreth 3 mijë kilometra. Pra fizikisht mund ta kapë vendin tonë, por sasia janë vetëm vlerësime, askush nuk e di saktë.
Ai shpjegoi se raketat me rreze të gjatë janë teknologjikisht më komplekse se ato me rreze të shkurtër dhe se çdo sulm i mundshëm ndaj një vendi si Shqipëria do të kalonte në disa shtresa mbrojtjeje ajrore.
Raketa që lëshohet është si të hedhësh një gur dhe nga ana tjetër hidhet një tjetër për ta goditur në ajër. Nëse gabimi në momentin e lëshimit është edhe me sekonda, interceptimi mund të dështojë. Por balistiket janë relativisht të parashikueshme, sepse sapo kapen nga radarët trajektorja e tyre llogaritet më lehtë.
Astrofizikani theksoi gjithashtu se një kokë rakete nuk përmban domosdoshmërisht vetëm një ngarkesë shpërthyese, por mund të mbajë disa koka që fragmentohen gjatë rënies, duke rritur rrezen e dëmtimit.
Megjithatë, sipas tij, frika se një raketë mund të godasë drejtpërdrejt Shqipërinë është shpesh e ekzagjeruar.
Problemi i shqiptarëve është sikur ajo do t’u bjerë në kokë. Nëse bie në Manzë, maksimumi do të shkatërrojë një pjesë të kampit, sepse aq është rrezja e goditjes.
Sa i përket kohës së mundshme të një sulmi, Çaça theksoi se një raketë balistike nga Irani mund të arrijë në Shqipëri për rreth 10 minuta, ndërsa një dron do të kërkonte minimalisht rreth 15 orë fluturim.
Ai shtoi se çdo sulm do të përballej me disa shtresa mbrojtjeje rajonale, duke nisur nga Turqia dhe sistemet e NATO-s.
“Ne nuk jemi në gjendje të parandalojmë gjithçka, por nuk ka arsye për panik. Shembulli është rasti i djeshëm kur një raketë u kap nga sistemi mbrojtës pa hyrë në Turqi”, tha ai, duke nënvizuar se aktualisht synimi kryesor i operacioneve ushtarake është shkatërrimi i programeve të raketave








