Administrata e Kuvendit ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT. Mediat raportojnë se administrata dhe deputetët, që prej mëngjesit të sotëm, nuk kanë pasur akses në kompjuterët dhe adresat e emailit.
Mësohet se e-mailet e tyre janë publikuar në faqen e Homeland Justice në Telegram.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtet ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që ky turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.
Ndërkohë, disa deputetëve u është dërguar në adresat e tyre të email-it një njoftim që u kërkon të mos klikojnë link-et ose skedarët bashkangjitur, pasi sipas tyre përbëjnë rrezik.
Sulm kibernetik në sistemin e IT në Kuvendin e Shqipërisë, rrezikohet siguria kombëtare
Promoted Content








