Një burim i besueshëm i tha gazetarit tonë se, pas refuzimit nga Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës, prokurorët e SPAK pritet t’i drejtohen sërish Kuvendit me një akuzë të re ndaj Belinda Ballukut për korrupsion dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Kjo lëvizje vjen pas rrëzimit të kërkesës që prokurorët e SPAK kishin paraqitur për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut dhe për autorizimin e arrestimit të saj. Sipas burimit, dosja pritet të pasurohet me elementë të rinj hetimorë dhe me akuza më të rënda penale, të cilat mund të çojnë në një përballje të re institucionale mes Prokurorisë së Posaçme dhe Kuvendit.
Ndërkohë, përfaqësues të faktorit ndërkombëtar, të cilët kishin braktisur votimin në parlament gjatë seancës së sotme, kanë dalë më pas me deklarata të forta politike, duke theksuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së drejtësisë dhe të mbështetjes së hetimeve ndaj korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit. publik.al








