Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, deputetët e Partisë Socialiste kanë rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pas kësaj është bërë një reagim zyrtar edhe nga Komisioni Europian.
I cili i ka konsideruar të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, angazhimin për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Teksa ka shtuar se: “Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
Kujtojmë se në të njëjtën linjë me Komisionin Europian kanë reaguar edhe Ambasada Gjermane dhe ajo Holandeze.
Reagimi i plotë:
BE-ja mban shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.
Angazhimi për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.








