Shkruan Belind Këlliçi
Qeveria e Melonit mori mbrëmë disa masa konkrete lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve. Me uljen e akcizës, nafta atje do të zbresë 25 cent për litër. Në kushtet tona kjo do të ishte rreth 250 lek për litër. Po ashtu, një masë tjetër konkrete ishte lehtësimi dhe mbështetja për kompanitë e transportit dhe furnizimit të Italisë, në mënyrë që rritja e çmimit të naftës të mos ndikojë në rritjen e çmimit të ushqimeve apo shërbimeve.
Edi Rama mburret me raportet që ka me Melonin dhe e cilëson në publik si motrën e tij. Por kur vjen puna për të qeverisur, është shumë larg saj.
Këtu është mbledh dy-tre herë qeveria po nuk ka marrë asnjë masë. Thjesht kanë bërë muhabet live në ekran, mbi një orë. Por asnjë akt konkret.
Në media është raportuar që në disa raste, nafta në Shqipëri ka kaluar edhe 2 mijë lek litri.
Qeveria ka në dorë të zbusë pasojat e zhvillimeve ndërkombëtare dhe ka në dorë ta ulë çmimin e naftës. Por nuk ka prioritet qytetarët. Edi Rama përkundrazi e shijon këtë moment pasi sa më shumë paguajnë qytetarët, aq më shumë para shkojnë në arkën e tij, shuma pastaj që ai i tenderon dhe i shpërndan sipas dëshirës, interesave e trafikut të influencës.
Me 22 mars, në orën 18:00 duhet të bashkohemi, të luftojmë korrupsionin dhe padrejtësinë.








