Kreu Analizë Bushati: Marta Kos flet si antropologe! Nuk është raciste, por mercenare!

Bushati: Marta Kos flet si antropologe! Nuk është raciste, por mercenare!

0

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar deklaratën e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, për korrupsionin dhe pranimin e korrupsionit nga shoqëria shqiptare.
Bushati tha se komisionerja foli si antropologe duke analizuar shoqërinë shqiptare, ndërkohë që ishte pyetur për një çështje konkrete të hetimeve ndaj Belinda Ballukut dhe mënyrën se si qeveria e ka trajtuar këtë çështje. Bushati e quajti deklaratën e Kos, “mercenarizëm” dhe tha se është i njëjti qëndrim që është artikuluar nga Rama.
“Deklarata e Komisioneres për Zgjerim, është si një kub me disa faqe, që varet çfarë faqe i sheh. Unë besoj se jemi një shoqëri që jemi më të infektuar nga korrupsioni sesa disa shoqëri perëndimore. Edhe atje mund të ketë korrupsion politikanësh, por nuk vjen automatikisht që të ndalon polici dhe ti japësh 10 mijë lekëshin. Ne kemi edhe korrupsion, nuk e di ti hyj nga ana sociologjike, vjen nga Perandoria Otomane apo nga vjen.
Por, problemi është, Komisionerja për Zgjerimin, nuk është antropologe, që i hyn historisë së shqiptarëve. Nëse e vë re me vëmendje, ajo është pyetur, rasti Balluku dhe si po sillet qeveria Rama ndaj rastit Balluku. Sikur ti bëje kësaj komisioneres pyetjen, moj zonja Kos, është Shqipëria diktaturë? Ajo të përgjigjej, po Enver Hoxha ka qenë diktator. Ajo u pyet për Ballukun, jo për antroplogjinë e shoqërisë shqiptare. Në këtë sens, ajo çfarë përdori? Përdori të njëjtën tezë që Edi Rama e ka elaboruar gjatë, që ne jemi një shoqëri e korruptuar. Madje Rama njollosi edhe regjimin komunist, atëherë mund të kishe çfarë të duash, por vetëm korrupsion me lekë nuk mund të thuash. Pra Marta Kos meritonte kritikë të thellë, sepse nuk u mor me çështjen Balluku, por u mundua ti rrëshkasë, duke përdorur një tezë që e ka përdorur më parë Rama, që unë jam kalorësi anti-korrupsion në një shoqëri totalisht të korruptuar.
Ajo ka marrë nga Tirana në Bruksel, ka eksportuar gjënë e Ramës. A është racizëm siç thotë Berisha? Jo nuk është. Ky është mercenarizëm!”, tha Bushati.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu