Kreu Histori Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, 7 prill 1939

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, 7 prill 1939

0

Përktheu nga gjernanisht Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist

Italia fashiste, edhe para sulmit, kishte një influencë të madhe mbi Shqipërinë. Kjo, për faktin se, Ahmet Zogu, pas marrjes së pushtetit, në vitin 1925, mendonte të zvoglonte influencën e Mbretërisë Jugosllave mbi Shqipërinë. Për këtë projekt, ai kërkonte mbështetës nga fuqitë europiane.
Zogu ia besoi mbështetjen Italisë e cila, që nga viti 1922 qeverisej nga fashisti Benito Musolini.
Musolin vazhdimisht shfaqte interesa për Ballkanin dhe, mendonte se mund t’i arrinte ato, nga Shqipëria.
Zogut i duhshin, urgjent, edhe para për zhvillimin e vendit dhe, shuarjen e konflikteve me grupimet politike brënda vendit.
Në vitin 1925 Roma dhe Tirana nënshkruan një marveshje të fshehtë ushtarake. Në vitin 1926 dhe 1927 Shqipëria ishte e detyruar t’i nënshkruante të dya të ashhtuquajturat “Paktet e Tiranës”. Sipas pakteve, Italia merrte përsipër sigurinë e jashtme të Shqipërisë gjë kjo që, e kaloi Shqipërinë në vartësi të plotë të Italisë fashiste.
Në vitin 1928 Zogu u vetshpall mbret i Shqipërisë. Një gjë e tillë, nuk do të thoshte se, Shqipëria, u çlirua nga influenca e Italisë.
Pas lidhjes së Austrisë me Gjermaninë dhe, marshimit të trupave gjermane mbi Çeki, Musolini po e ndiente veten shumë i vogël në Paktin e Çelikut dhe, në marrdhënjet me Perandorinë Gjermane, prandaj vendosi aneksimin e Shqipërisë.
Mbreti i Italisë, Viktor Emanueli lll-të e refuzoi idenë e Musolinit. Megjithatë, Musolini, i kërkoi Zogut aneksimin paqësisht të Shqipërisë. Kjo do të thoshte humbja përfundimisht e sovranitetit të Shqipërisë. Zogu e refuzoi ultimatumin e Muisolinit. Refuzimim i Zogut, për Musolinin, nuk do të thoshte asgjë. Ai kishte vendosur që, me çdo kusht, ta aneksonte Shqipërinë në Perandorinë Italiane. Nëse jo paqësisht, me luftë.
Me 7 Prill 1939, trupat italiane, nën komandën e gjeneral Guzzonit sulmuan Shqipërinë. Sulmi u përqendrua në katër portet e Shqipërisë: Sarandë, Vlorë, Durrës, Shengjin. Trupat shqiptare ishin të paarmatosura dhe, pa njohuri për veprime luftarake.
Forcat dhe mjetet me të cilat Italia e kreu sulmin ishin: 22 mijë trupa ushtarake, 400 avinë luftarakë, 300 tanke, 12 anije luftarake. Gjatë luftimeve, nga pala italiane, pati 25 të vrarë dhe 97 të plagosur. Nga pala shqiptare pati 160 të vrarë.
Zogu, nëpërmjet radios, i bëri thirrje popullit për mbrojtje të vendit nga sulmi. Por, thirrja e tij ra në vesh të shurdhër për faktin se, shumë pak njerëz kishin radio dhe, aq më pak energjie elektrike. E vetmja rezistencë e armatosur kundër pushtuesit u organizua në Durrës, nga një grup civliësh dhe xhandarrësh, nën komandën e Mujo Ulqinakut. Kjo rezistencë arriti që, për pesë orë, të bllokonte zbarkimin e trupave italiane.
Po atë ditë, Ahmet Zogu, bashkë me familjen e tij dhe 2000 anëtarë të qeverisë, këshilltarë dhe oficerë, u arratis nga Shqipëria. Me datën 8 Prill, trupat italiane arritën në Tiranë. Deri me datën 12 Prill, e gjithë Shqipëria ishte nën sovranitetin e Italisë.
Parlamenti shqiptar, me datën 12 Prill, shfuqizoi Mbretin. Kurora e Mbretërisë Shqiptare, i kaloi Mbretit të Italisë, Viktor Emanueli i lll-të.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu