Shkruan Sokol Pepushaj
U nda nga jeta lahutari Jonuz Delaj. Në zemrat dhe kujtesën e brezave do të jetojnë përgjithmonë zëri i tij, këngët e bukura dhe meloditë e ëmbla të muzikës sonë, kreshtat e Malësisë dhe kreshnikët e kombit që Jonuzi i përjetësoi ne art, duke na i lënë si relike të çmuara.
Sot shpirti i artistit shkoi në Parajsë, por zëri i tij në tinguj të lavdës, do të vazhdojë të zgjojë frymëzim për brezat.
Kreshtave të Kelmëndit që u këndoi si ai, edhe kur ato goditeshin nga suferinat e gjithfarshme, do të çelin lule të bukura, edhe për arsyen se aty u lind e u rrit Jonuz Delaj.
Modeli i tij, thjeshtësia dhe afrimiteti me këdo që e njohu nga afër, do të përcillen me fjalët më të mira që secili ruan në kujtesën e vet.
Humbjen e parakohshme të artistit, pse jo unik në odën ku talentet kurdisin orët e mundësive të veta, nuk e ndjejnë vetëm familjarët, miqtë e shumtë apo skenat e festivaleve, por vetë koha.
Ah, koha!
Jonuzi ndërrojë jetë, por po, do të jetojë sa vetë jeta. për aq kohë sa të jetojë kënga.
Lamtumirë miku im i mirë e i dashur!








