Kreu Kryesore Sot ra maska e sistemit dhe klasës politike anti-shqiptare

Sot ra maska e sistemit dhe klasës politike anti-shqiptare

0
49

Shkruan Ndoj Mhilli

Ditën e sotme para gjithë shqiptarve dhe botës demokratike, në thelbe është çjerrur maska e klasës politike shqiptare dhe gjithë strukturës shtetërore. Pra, sot u çjerrë maska e sistemit.
Praktikisht shteti ka renë, sepse nivelet më të larta të sigurisë kombëtare janë rrezuar, për më zi kanë dëshmuar se janë vegla, argat e spujuj të krimit të organizuar dhe fuqive anti-shqiptare nga ku lindin e burojnë ato.
Turpësisht as në republikat e bananeve nuk ndodhë që drejtuesi i agjencisë së inteligjencës dhe Policisë së Shtetit t’u japin informacione sekrete, dhe të bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe falangat antikombëtre shqiptare, në dëm të shqiptarve..
Situata është edhe më e ligë, sepse grupet kriminale dhe falangave anti-shqiptare përdorin institucionet shtetërore për të përgjuar, survejuar, goditur e vrarë qytetarë të pafajshëm dhe pa kurrfarë përfshirje në krimin e organizuar.
Situata është aq e nderë sa që nuk gjenë ndodhi të tilla askund në botë, madje as në ato të vendeve diktatoriale apo të botës së tretë.
Regjimi dikatorial survejonte nëpërmjet agjencive të inteligjencës shqiptaret për intersa shtetërore, ndërsa sot ato përdoren nga krimi i organizuar dhe falangat sllavo-turko-ruso-iraniano-greke për të goditur, survejuar e vrarë shqiptarët, sidomos atdhetarët e vërtetë e jo ata folklorik anti-shqiptare të rrjeteve sociale.
Në publikime në rrjete sociale dhe në artikuj kamë deklaruar në vijimësi se, krimi i organizuar dhe klasa politike, janë e njëta gjë; ato janë instrumente të të njëjtit padrino, sistemit.
Gjithashtu, kamë shkruar se, Shërbimi Informative i Shtetit dhe Policia e Shtetit, nuk i shërbenjnë Shipërisë dhe shqiptareve, dhe se kujtë i shërbejnë e dinë ato vetë.
Shumë kush ka heshtur, të tjerë kanë nënqeshur, ama sot u dëshmua dhe vërtetua para të gjithë shqiptarve se, kemi shprehur të vertetën e hidhur për çdo shqiptar.
Ndërkohë, në shkrimet e mia, me qëllim zgjimin, vetëdijësimin dhe reagimin e shqiptarve, kemi theksuar se, gjithë struktura e shtetit shqiptare me të gjithë nënpunësit e saj, punojnë e veprojnë me dashamirësi e zellë të frikshëm dhe neveritshëm, prej pushtuesish, kundër Shqiperisë dhe shqiptarve.
Mjerisht, me shumë se kurrë, sot u dëshmua se, kam patur të drejtë dhe kam thënë të vertetën troç, që turpësisht nuk ka guxuar ta thotë askush në këtë vend gjatë 34 viteve. Megjithatë, kushdo që është rrekur, ata ja kanë mbyllur gojën o me presione, o me dhunë shtazarake, o me kërcënime, o me sulme, o me persekutim, ose me eleminim fizik.
Fatkeqësisht të gjitha artikulimet e mia, po vërtetohen.
Nga ana tjetër, me të drejtë ka dalë opozita që çirret e kuket si beronjë, se ka rënë qeveria, mirëpo, opoziat nuk ka guxuar të flasë qoftë edhe një fjalë për këto dukuri, fenomenin dhe për ato që kemi shkruar ne.
Natyrshëm, këtu lind një pyetje: Vallë përse ka bashkëpunuar me ta opozita dhe ka heshtur?? Sepse e gjithë klasa politike shqiptare janë vegla, argat dhe spijuj të fuqive shekullore anti-shqiptare. Për këtë fakt të frikshëm dhe neveritshëm, vetëm spijujtë dhe anti-shqiptarët kanë dyshime dhe artikulojnë si hjena dhe shushunja gjakëpirëse të shqiptarve të kundërten, për të mjegulluar e turbulluar, mendjen e tyre.
Tashmë e vërteta është e qartë dhe e dukshme si drita e dielllit.
Sidoqoftë, qeveria de fakto sot ka renë, sepse sot kanë rënë kolonat e shtetit, dhe krerët më të lartë të shtetit dhe sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare ka qenë dhe është në rrezik!
Gjë që dëshmon se, bashkëpunimi me vegla anti-shqiptare dhe organizata kriminale ndërkombëtare ka funksionarë të lartë, që punojnë për ta të përfshirë në këto struktura anti-shqiptare.
Sigurisht, që të përfshirë ka deri në nivelet më të larata politike të zevendeskryeministrave dhe politikanëve shqiptare të sotëm dhe të djeshëm, të të gjithë krahëve politikë.
Prandaj, shqiptarët duhet të kenë mençuri, durim, qetesi dhe zgjuarsi, që të shpëtojnë nga ligësia e keqja dhe satani, që i ka rrënuar e masakruar gjatë 1000 viteve. Pra ata që i rrënojnë e masakrojnē gjatë shekujve, e sidomos gjatë 35 viteve pseudo-shtet.
Këta që çirren në media se, duhet të shporrim atë e këtë dhe rrëzojmë shtetin, janë vetë bashkëputore të këtij sistemi, krimi të organizuar ndërkombetar dhe klasës politike anti-shqiptare, që janë kukulla në duart e fuqive anti-shqiptare.
Shqipëria, po bëhet dhe përmiresohet, prandaj të gjithë ata që çirren në media për të rrezuar shtetin, që te Gjykata Kushtetuese, që para pak ditëve ka bërë grusht të lezetshën shteti, duke rritur pagat e ofiqarve të saj, në kurrizë të taksapaguesve shqiptar, pra në shërbim të klasës politike dhe sistemit nuk kanë, qëllim as mision shpëtimin e kombit, por pengmbajtjen, rrëzimin dhe rrënimin e tij.
Ata që janë kundër SAK-ut, janë kundër shtetit dhe kombit shqiptar. Këto arrestime vinë falë tij dhe botës perëndimore.
Megjithatë, një pyetje ngelet t’u shtrohet çdo shqiptari: a është më i fuqishëm sheti dhe shqiptarët sot që arreston, sidomos nivelt e veta më të larta politike dhe shtetërore, apo gjatë 35 viteve që hante darka e dreka, sulmonte e vriste kundështarët dhe nuk prkte njeri as me pupël, duke fletë në një shtrat me krimin e organizuar???
Valë kur ka qene më i fortë kombi shqiptar dje, që në institucione nuk guxonte njeri të mbante nje foto të Nën Terezës, dhe ajo e Gjergj Kastrioti, fyheshin, duke i etiketuar si kurvë dhe tradhëtar apo sot? Kur ka qenë më i fortë shteti shqiptar, atëhere kur sulmohesh e dhunoheshe po të bëje kryq apo uroje Pashkë dhe Keshendella në zyrat e institucioneve të shtetit tonë nga falangat sllavo-turko-ruso-iraniano-greke, apo sot??
Zgjidhja për shqiptarët është e thjeshtë fare: kë dëshironi të ndiqni, ata që ju kanë gjenociduar, mjeruar, varfëruar, pëdhunuar, nxjerrë prostituta vajzat, burgosë, kriminalizuar djemtë, rrënuar, turpëruar shfarosë dhe marrë gjënë më të shenjtë dinjitein njerëzor dhe kombëtar përgjatë 1000 viteve, Lindjen, apo Perëndimin, që ja ka dhënë lirine shqiptarve ne 1912, kur as vete nuk e donin, se dashuronin, dhunuesin, thundrën pushtuese dhe shfarosëse të shqiptarve, dhe apo çlirimin e Dardanisë me 12 qershor 1999??
Pra, zgjidhja është e thjeshtë fare: kë dëshironi Lindjen shfarosëse apo Perëndimin??
Qeveritë vinë e ikin, ama shteti mbetet, sepse ai është prona, bota dhe shpirti i shqiptarve të vërtet.
Rrëzimi i shtetit nuk është zgjidhje as shpëtim, përmirsimi dhe pastrimi i tij po!
Rroftë Shqipëria si vend Perëndimor!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu