Kreu Analizë Elisa Spiropali dhe balancat e padukshme të Pushtetit! Kur “Mamica” përballet me...

Elisa Spiropali dhe balancat e padukshme të Pushtetit! Kur “Mamica” përballet me malin

0
24

Shkruan Matilda Kurti

Spiropali dhe hija e pushtetit:
Figura e Elisa Spiropali mbetet për shumëkënd një enigmë në politikën shqiptare. Një emër që u shfaq me shpejtësi dhe u ngjit në majat e pushtetit, duke krijuar më shumë përshtypjen e një katapultimi sesa të një rruge të gjatë e të provuar. Në fillimet e saj, ajo reflekton një profil që shpesh është vënë në pikëpyetje për thellësinë politike dhe profesionale, por kjo nuk e pengon të bëhet pjesë e bërthamës së fortë të Partia Socialiste e Shqipërisë.
E favorizuar nga Edi Rama, raporti i saj me liderin ka qenë jo vetëm politik, por edhe simbolik. Nuk është e rastësishme që në kazanin publik ajo është lidhur me figurën e “Mamicës” – një referencë që evokon kohën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, gjuhe qe të dy e përdorën për njëri tjetrin, dhe raportet e besimit të ngushtë brenda një “oborri” që ndërtuan. Një metaforë që flet më shumë sesa duket. Por dinamika ndryshon.
Në një moment të caktuar, Spiropali hyn në përplasje me Belinda Balluku – një figurë që perceptohet si e ndërtuar mbi përvojë, punë dhe meritë. Këtu përplasen dy modele: njëra që ngjitet me “teleferik” në majat e pushtetit, dhe tjetra që e njeh malin sepse e ka përshkuar hap pas hapi.
Dhe megjithatë, sfida nuk ndalet te Balluku edhe pse me fluturim ngjiti majën. Ajo zgjerohet, në mënyrë të tërthortë, drejt vetë Edi Rama. Pikërisht këtu lind dilema thelbësore: nga buron ky guxim?
Sepse në politikë, sfida ndaj majës nuk është kurrë një akt i thjeshtë personal. Nuk është vetëm ambicie. Është siguri. Është mbështetje. Është një lloj garancie që të lejon të hysh në një terren që nuk e njeh plotësisht, pa frikën se do të rrëzohesh.
Metafora e malit bëhet edhe më kuptimplote: ai që e ngjit malin me mund e njeh çdo rrezik; ai që mbërrin me teleferik nuk njeh as kthesat, as kurthet. Dhe megjithatë, ky i fundit guxon të sfidojë ata që e kanë pushtuar malin me përpjekje.
Kjo nuk është më thjesht një përplasje brenda një partie. Nuk është më vetëm një rivalitet politik. Këtu hyn një dimension tjetër – më i heshtur, më i thellë – ai i lidhjeve që nuk janë thjesht politike, por që prekin një rreth më të ngushtë, më personal.
Në këtë këndvështrim, guximi nuk duket më si një cilësi individuale. Ai ngjan më shumë si reflektim i një mbështetjeje që nuk shihet drejtpërdrejt, por që ndihet në sigurinë e veprimit. Si në një “familje” ku balancat e brendshme përcaktojnë se kush flet, kush sfidon dhe kush synon të marrë më shumë hapësirë.
Dhe pikërisht këtu lind dyshimi: mos vallë kjo nuk është thjesht beteja e një individi për pushtet, por shprehja e një tensioni më të brendshëm? Një lëvizje që buron nga një rreth më i afërt se sa vetë partia?
Pa u thënë, pa u shpallur, por e pranishme në mënyrën si zhvillohet përplasja.
Sepse në fund, në politikë, më shumë se fjalët flasin raportet. Dhe më shumë se dukja, vendosin lidhjet që nuk duken.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu