Kreu Anti-Mafia Top Channel censuron pedagogun dhe aktivistin Jani Marka pasi përmëndi oligarkun Samir...

Top Channel censuron pedagogun dhe aktivistin Jani Marka pasi përmëndi oligarkun Samir Mane

0

Pedagogu dhe aktivisti i Lëvizja BASHKË, Jani Marka, është bërë sërish pjesë e debatit publik pas një ndërhyrjeje të tij në Top Channel, ku foli për 1 Majin dhe kushtet e punës në Shqipëri. Gjatë diskutimit, ai përmendi me emër biznesmenin Samir Mane. Në atë moment, moderatorja ndërhyri duke deklaruar se “nuk kanë rëndësi emrat”, ndërsa në publikimin e intervistës në YouTube, kjo pjesë rezulton e prerë.
Ky episod i fundit i censurës lidhet me një histori më të gjatë përplasjesh mes Markës dhe kompanisë AlbChrome, e cila operonte në sektorin minerar dhe në atë kohë drejtohej nga grupi i Samir Manes.
Në vitin 2020, AlbChrome paditi Jani Markën për një status kritik në rrjetet sociale, ku ai denonconte kushtet e punës dhe trajtimin e minatorëve. Padia u interpretua gjerësisht si një formë presioni ndaj një zëri kritik. Megjithatë, kompania u tërhoq më vonë nga kjo padi, duke mos e çuar çështjen deri në fund.
Përplasjet mes aktivistëve dhe AlbChrome kanë rrënjë edhe më herët. Në vitin 2019, minatorët e Bulqizës, të mbështetur nga aktivistë, përfshirë edhe Jani Markën, zhvilluan protesta dhe përplasje për kushtet e punës, pagat dhe sigurinë në miniera. Këto protesta sollën në vëmendje publikisht situatën e vështirë të punëtorëve dhe konfliktin me oligarkun Mane.
Ngjarja e fundit në Top Channel, ku përmendja e një emri konkret u ndërpre dhe më pas u hoq nga publikimi zyrtar, ka rikthyer në fokus debatin mbi lirinë e shprehjes dhe rolin e mediave në trajtimin e çështjeve që lidhen me aktorë të fuqishëm ekonomikë.
Lëvizja BASHKË është e vetmja parti që guxon të flasë hapur për oligarkët në Shqipëri. Ajo ka qenë gjithashtu e vetmja që ka mbështetur dhe ka folur për minatorët në vitin 2019, në një kohë kur Sali Berisha dhe të gjithë opozitarët e tjerë heshtën. Pak kohë më vonë Samir Mane u pa të ishte i ftuar në dasmën e Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu