Kreu Kulturë Eurovision 2026/ Shqipëria u rendit e 13-ta me këngën “Nan” nga Alis....

Eurovision 2026/ Shqipëria u rendit e 13-ta me këngën “Nan” nga Alis. Si u ndanë votat

0
13

Shqipëria u përfaqësua nga Alis me këngën “Nan”, një performancë që mori vlerësime pozitive nga publiku europian dhe juritë profesionale.

Sipas renditjes finale, Shqipëria u pozicionua pas Polonisë dhe para Norvegjisë, duke siguruar një rezultat të konsiderueshëm mes 25 vendeve finaliste.

Renditja e Top 5 në Eurovision 2026

Bullgaria – 516 pikë

Izraeli – 343 pikë

Rumania – 296 pikë

Australia – 287 pikë

Italia – 281 pikë

Pikët për Shqipërinë

Pikët maksimale për Shqipërinë erdhën nga Portugalia, e cila i dha vendit tonë 12 pikë, ndërsa Mali i Zi e vlerësoi me 10 pikë. Greqia e vlerësoi me vetëm 1 pikë, ndërsa Italia asnjë. Kroacia dhe Qipro dhanë nga 8 pikë, Malta dhe Azerbajxhani nga 6 pikë, dhe San Marino 5 pikë. 1 dha Izraeli dhe 3 Belgjika.

Portugalia- 12 pikë

Mali i Zi- 10 pikë

Kroacia- 8 pikë

Qipro- 8 pikë

Malta- 6 pikë

Azerbajxhani- 6 pikë

San Marino- 5 pikë

Belgjika- 3 pikë

Izraeli- 1 pikë

Greqia- 1 pikë

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu