Kreu Hapësirë Ide e sugjerime për Protestën e Madhe Kombëtare nga Prof. Dr. Caush...

Ide e sugjerime për Protestën e Madhe Kombëtare nga Prof. Dr. Caush Xhufi

0
2

Shkruan Caush Xhufi, Prof. Dr., inxhinier Nafte

Në Ndihmë të një
KOMITETI drejtues të Protestës
(Nga Diaspora)
A.Mbi Gjendjen e Krizës Sociale-Politike në Shqipëri, Qershor
2026
1. Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, instutcionale, ekonomike dhe demografike.
2. Situata aktuale kërkon ndërmarrjen e masave të jashtëzakonëshme demokratike dhe kushtetuese per rikthimin e besimit te qytetarëve tek institucionet e shtetit dhe garantimin e interesave kombëtare.
 Populli shqiptar eshte ngritur ne protesta masive në te gjitha hapsirat e botës per rrëzimin e qeverisë Rama dhe permbysjes së sistemit politik, ekonomik, diplomatik dhe ushtarak – të konsoliduar nga Edi Rama dhe Sali Bersiha, sistem që rrezikon ekzistencen përfundimtare të Shqiperisë dhe Kombit Shqipëtar.
 Kjo Protestë Madhështore Mbarë-Kombëtare eshte e para në këto përmasa që nga Shpallja e Pavarësisë ne vitin 1912, ka filluar nga 31 Maj 2026, dhe po vazhdon pa u ndalur, deri në plotësim e kërkesave të saj.
 Kryeministri Edi Rama në vend që të jap dorëheqjen përballë këtyre protestave popullore të përditshëme, vazhdon te mbroje marrëveshjet antishqiptare që ai ka bërë me mafian ndërkombetare dhe atë Shqipëtare per faljen e hapësirave tokësore dhe detare, ku rasti më i fundit, ai i ishullit strategjik të Sazanit me rëndësi Kombëtare dhe rajonale, dhe hapësirave te Zvërnecit dhe pothuaj gjithe zonës bregdetare te Shqipërisë.
 Shqipëria është në një nga krizat më të rënda, e cila i përgjan krizës së vitit 1997, ku nga mos dorëheqja e menjëhereshme e qeverisë Berisha dhe mos reagimi i saj ndaj kërkesave të popullit për vjedhjen e 1.8 milard dollarëve popullit me firmat piramidale, solli luftën civile dhe rënien e Shtetit, shkatërrimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, vdekjen e 3,800 shqipëtarëve, dhe shumë pasoja të mëdha katastrofike për Kombin e popullin Shqipëtar, siç ishte eksodi (largimi) i dytë i tmerrshëm pas atij të viteve 1991-92, eksod me pasojën e parë të rëndë në shpopullimin e vendit!
 KM Edi Rama e çoj më tej këtë plan ogurzi të shpopullimit të filluar nga Berisha, nëpërmjet keq-qeverisjes me dashje të ekonomisë, pa vënë në efiçencë gjithë këto pasuri Natyrore të falura e të bekuara nga Zoti popullit Shqipëtar, gjithë këto dhurata të mrekullueshme si:
 Toka të begata në fusha pjellore për bujqësi për prodhimin e bukës në vend – kusht përcaktues për mirëqënien dhe pavarësinë e një vendi!
 Klimë e mrekullueshme mesdhetare për një frutikulturë të shumëllojshme, që mund ta lakmojnë dhe e kanë lakmuar në shekuj të gjithë shtetet fqinje…! – dhe që akoma nuk po heqin dorë!
 Dhurata e Maleve mbushur me pyje e kullota për blektorinë, dhe nga këto male burojnë gjithë ata lumenjë që furnizojnë me energji elekrike ndër më të mëdhat në Europë për numur popullsie! Gjithashtu këta lumenjë furnizojnë me vaditje gjithë
tokat bujqesore të Myzeqese dhe gjithe Ultësirës Perëndimore!
 Me pasuritë Minerale të dobishme: Hekur-Nikel, Krom, Bakër, Ar, etj., e me Naftën, që perseri me numurin e popullsisë e bën vendin më të pasur të Evropës;
 Me bregdetin e gjatë lagur nga Deti Adriatik e Jon, për plazhe, për Porte, për peshkim etj., që e bën vendin më të bukur por dhe të lakmuar njëkohësishtë, sidomos nga Serbia për dalje në det!
 Shtete të tjera, nuk i kanë këto pasuri dhe jetojnë për bukuri, ndërsa, vendi ynë i ka me bollëk dhe eshtë vendi më i varfër në Europe dhe ndër të varfërit në botë!-Pse?! – pikerishte nga keq-qeverisja dhe korrupsioni i qeverive për 35 vite!
 Dhe për Mbrojtjen e këtyre pasurive kolosale, këtyre dhuratave Natytore, populli Shqipëtar në shekuj ka derdhur gjak me okë!
 Dhe çfarë bënë për 35 vjetë dhe vazhdojnë të bëjnë akoma dhe sot këto Qeveri anti – Kombetare të kryesuara si nga Partitë, u thënçin të Majta, ashtu edhe nga ato, u thënçin të Djathta, pra nga “Liderë” u thënçin, si Berisha e Rama?!
 Ata në vend që t’i zhvillonin e t’i mbronin në dobi të mirëqënies së popullit e Kombit gjithë këto pasuri kolosale, i dhanë falas ose i kanë shitur e dhënë me konçensione për pasurimin e tyre dhe të një grusht oligarkësh e servilash pushtetar, dhe në arkën e shtetit asnjë fitim!
 Janë kapur vetëm me turizmin! Dhe e kanë hequr prej programeve qeveritare ekonomike të gjithë listën e këtyre pasurive Natyrore! – vetëm i shesin e bëjnë korrupsion me to!
 Pse vetëm me turizëm do mbahet ky vend?! – dhe populli thotë: po çfarë fitojmë ne nga ky turizëm, apo se po na ziret bregdeti, po na ziren plazhet nga oligarkët, ku ne si popull nuk kemi vend ku të bëjmë plazh! Dhe ne as nuk përfitojmë të punësoheshim të paktën. Por oligarkët punësojnë emigrantët nga Afganistani, Bangladeshi apo Filipinet, ku Presidenti figurant, pa tru e pa pikë turpi po lutet nëpër botë, të gjëjë krahë pune – kur rininë e vendit të vetë e kanë degdisur në emigrim – nga keq-qeverisjet e në përmbushje kështu të një plani anti-Shqipëtar shkombëtarizues (mjaftë enigmatik e konspirativ)!
 Dhe populli e sheh tani, po e kupëton, se këta qeveritarë në çdo gjë i kanë bërë punët përsëprapthi, kundra interesave të popullit, dhe ja erdhi një ditë më në fund, megjithëse me vonesë, po më mirë vonë se kurrë, ja u mbush kupa me urrejtje kundër këtyre të këqijave e dëmeve ekonomike të këtyre drejtuesëve anti-shqipëtar – dhe kjo Protestë nuk
do i fal më!
 Pra këta të dy “lidera” anti-Shqipetar kanë shkelur mbi gjakun e derdhur me okë nga të parët tanë në shekuj – po shesin vendin, po varfërojne popullin, po shkombëtarizojne Shqipërinë – bërthamën e popullit të lashtë Ilir! Ja ku kanë arritur këta pashallarë, a mund të mos quhen ata tradhëtarë?!
 Kjo eshte dhe arësyeja që populli i thjeshtë, Rinia shqipëtare në këtë Protestë të Madhe e shprehin këtë indinjatë kundër këtyre dy liderëve anti-Shqipëtar me thirrjen: “Rama në burg, Berisha në burg”! Populli ua njeh shumë mirë aktet e tyre tradhëtare!
 Dhe kulmi i kulmeve eshtë shitja e tokave Shqipëtare, si Sazani, Zverneci, Gjadri, Butrinti, etj., vendi i varreve të eshtrave imagjinare të ushtarëve grek në luftën Italo-Greke për zaptimin Shqipërisë! – Një turp i madh ky: tu ngresh varre, t’i nderosh pushtuesit rënë në tokat shqipëtare në luftë për t’i marrë këto toka! Ja kush janë “liderët” tanë të këtyre
viteve ! Turp i madh! Por ata nuk kanë turp! Ata duhen çuar para gjyqit për këto akte antishqipëtare!
 Dhe këto akte të shitjes së Tokave tek të huajtë i kanë bërë e po përpiqen t’i bëjnë, populli e di, që këta lidera i kanë bërë për kreditë (apo bakshishet) e tyre tek të huajtë për tu mbrojtur prej tyre për zullumet, korrupsionet e vjedhjet e shumëta, për të cilat dosjet në SPAK, janë bërë mullar! Ne jemi një vend i vogël me një sipërfaqe shumë të vogël, vetëm 28,000 kilometër katror, akoma duan këta ta shesin tek të huajtë, dhe ta zvogëlojnë këtë territor?! Nuk mjaftuan copëtimet e këtij vendi nga fuqitë e mëdha në shekuj, dhe gllabërimin e saj nga fqinjët Sllav e Grek? Gjithë ai gjak është derdhur për t’i mbrojtur
këto troje, dhe këta tradhëtarë pushtetar po i shesin këto toka. Me Kushtetutë eshte e ligjeruar se nuk tjetërsohet territori i Republikës së Shqipërisë, por këta dalin mbi Kushtetutën! Shumica e shteteve në Botë, nuke shesin tokën tek të huajtë. Mund të shesin disa shtete të mëdha, me popullsi qindra millioneshe toka tek të huajtë, se nuk përbën rrezik për sovranitetin e tyre Kombëtar, (për më tepër ata kanë kufizime në këto shitje, si psh 100 km larg vijës bregdetare, larg bazave ushtarake e strategjike të Mbrojtjes, etj.,), por për Shqipërinë e vogël, një gjë e tillë është e pa pranueshme se rrezikon zhdukjen e
vetë Kombit, përvetësimin prej të huajve – pra humbet Shqipëtaria! Pra një veprim i tillë nga qeveritarët tanë, që me të drejtë eshte e palejueshme në Kushtetutë, përbën Tradhëti Kombëtare.
 Dhe aktet e tyre anti-shqipëtare nuk kanë të sosur! Mbase mjaftojnë këto që u renditën këtu për të plotësuar ato shqetësime të shprehura çdo ditë, që nga fillimi i Protestës nga populli i thjeshtë, nga njerëz me kurajo civile e gjak të pastërt Shqipëtari, në thirrjet e tyre!
Le të shërbej kjo renditje e shkurtuar faktesh të akteve të ulëta anti-popullore e antiShqipëtare për ta mbajtur gjallë këtë Protestë të drejtë Madhështore – deri në përmbushjen e objektivave të kësaj Proteste!
B. Për Nevojën e Drejtimit Organizativ të Kësaj Proteste
Kombëtare.
a. Zgjedhjes së Këshillit të Shpëtimit Kombëtar të Shqipërisë
b. Zgjedhjes së Komitetit Drejtues të këtij Këshilli
 Askush nuk mund ta mendoj një Lëvizje sociale a politike të cfarëdo lloji e niveli pa një drejtim organizativ!
 E po kështu edhe kjo Lëvizje masive e Protestës ka nevojë për një shtab drejtues.
 Kaosi, krijimi i grupeve të vecanta, prirjet për të marrë rolin e kryesorit apo edhe infiltrimet e ndryshme të faktorëve anti-kombëtar, të brendshëm apo të jashtëm, kunder vetë interesave të kësaj Proteste, do të jepnin rezultatin negativ dështues të
kësaj Proteste.
 Problemi është se si të organizohet e realizohet zgjedhja e ketij drejtimi. Sa i madh duhet të jetë ky organ drejtues i Protestës? Duke patur parasysh përmasat e mëdha të kësaj Proteste, mendojmë se ky drejtim duhet të ketë formatin e një Këshilli Kombetar me emrin Këshilli i Shpëtimit Kombëtar, të përbër prej psh 101 vetësh, dhe prej këtij Këshilli të zgjidhet një Komitet Drejtues prej 15 vetësh, si Komitet i Shpëtimit Kombëtar, dhe në rolin e organizimit të gjitha detyrave për Zgjedhje të
reja dhe Referendumeve në përmirësim të Kushtetutës dhe sidomos në pezullim të të gjitha VKM që janë në kundershtim me interesat e popullit e të Kombit Shqipëtar, qysh nga viti 1992 e deri më sot. Si do të bëhet zgjedhja për organet drejtuese te Protestës.
Kriteret:
1) Këshilli i shpëtimit Kombëtar si organi më i lartë perfaqesues i kësaj Proteste do të përbehet nga përfaqësues të rinisë, intelektualë, personalitete të shoqerisë civile dhe qytetarë te angazhuar në mbrojtje të interest kombëtar, që të gjithë me kushtin absolut të të qënurit figura të pastërta, të pa përlyer prej aferave korruptive.
2) Ky eshte kriteri bazë, sigurishtë populli do t’i zgjedh edhe në bazë të aktivitetit të tyre në jetë e praktikë, duke mos qënë njerës servila, e intersaxhinj të pushtetit, por që të kenë ngritur zërin e tyre kundër shkeljeve dhe abuzimeve të pushtetarëve, për të cilën po bëhet dhe Protesta. Ata që heshtin, nuk kanë vënd në drejtim.
3) Nuk pranohen kandidatë udhëheqës dhe drejtues të njësive apo organizatave të dy Partive Kryesore PS dhe PD dhe të partive të tjeram bështetëse të këtyre dy Partive kryesore!
4) Nuk pranohen ish administratorë të Lartë: Drejtorë drejtorie, apo Ministra e Zv Ministra, apo Krye-Ministra dhe drejtues të pushteteve vendore të periudhës 1992 – 2026!
Mënyra e Zgjedhjes:
Për kushtet e Protestës, për numurin e madh të pjesëmarrësve, për kohën e kufizuar dhe për një zgjidhje të shpejtë, mënyra më e mire duhet të jetë ajo e Zgjedhjes online.
Sot jemi në kohën e Kibernetikës, dhe kjo mënyrë është praktikishtë e mundshme.
Ja se si mendohet shkurtimishtë:
1) Secili aktivist, pjesëmarrës apo mbështetës i Protestës, nga Shqipëria apo nga Diaspora  propozon kandidatët për anëtar të Këshillit të Shpëtimit Kombëtar një numur të caktuar nga 15 deri 101 veta. Secili votues, aktivist ose pjesëmarrës në fjalë e bënë një listë të tillë deri në 101 vetë prej rrjetit të tij social që ka në facebook, ose me njohjen e tij personale për njerës intelektual të merituar që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër.
2) Secili aktivist, pjesëmarrës apo mbështetës i Protestës, nga Shqipëria apo nga Diaspora propozon kandidatët për anëtar të Komitetit të Shpëtimit Kombëtar një numur prej 15 vetash. Secili votues, aktivist ose pjesëmarrës në fjalë e bënë një listë të tillë prej 15 vetë prej rrjetit të tij social që ka në facebook, ose me njohjen e tij personale për njerës intelektual të merituar që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër.
3) Secili aktivist, pjesëmarrës apo mbështetës i Protestës, nga Shqipëria apo nga Diaspora propozon kandidatët për anëtar të Komisionit të Zgjedhjeve për Organet e Shpëtimit Kombëtar një numur prej 9 vetash. Secili votues, aktivist ose pjesëmarrës
në fjalë e bënë një listë të tillë prej 9 vetësh prej rrjetit të tij social që ka në facebook, ose me njohjen e tij personale për njerës intelektual të merituar që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër.
4) Fakti që jemi në ditën e 37 të Protestës dhe flitet për një grup Drejtues i Protestës, mendoj se këtë ide të formimit të një shtabi drejtues me spektër dhe përfaqësi sa më demokratike, ky grup ekzistues është i lutur dhe i sugjeruar ta marri përsipër këtë ide për të bërë zgjedhje me votim të fshehtë nga një masë më e gjërë aktivistësh dhe intelektualesh, për të patur një drejtim sa më të pjekur, sa më dinjitoz që t’i përgjigjet kërkesave të kësaj Proteste Madhështore dhe të clirohet ky vend nga kjo katraurë korruptive e tradhëtare. Bashkangjitur është dhënë dhe një skemë se si duhet të filloj dhe të bëhet në mënyrë të shpejtë, online, një proces i tillë operative, në shërbim të kësaj Proteste. Ndërkaq ky Grup Drejtues, duhet të ftojë të gjithë intelektualët, të gjithe aktivistët, pjesëmarrës apo mbështetës të Protestës, nga Shqipëria apo nga Diaspora, të dërgojnë propozimet e tyre në qendrën e Votimit për Organet drejtuese të kësaj Proteste.
5) Të mendohet një qendër Përpunuese elektronike e të dhënave të votimeve online, nga një Institucion i pavarur brenda vendit ose edhe nga Diaspora (mbase edhe institucion ndërkombëtar).
6) Të publikohet adresa elktronike (adresa e e-mailit) e qëndrës Votuese që do të manaxhohet nga një Komision i Zgjedhjeve të Organeve drejtuese të Protestës, ku secili aktivist atdhetar, mbështetës i Protestës të dergoji idetë, propozimet për
kandidatë drejtues, etj..
7) Komisioni i zgjedhjeve shpall rezultatet: Kush fiton më shumë vota – zgjidhet!
…………………………….
C. Draft Ndihmës për
KËRKESAT E KOMITETIT TË SHPËTIMIT
KOMBETAR TË PROTESTËS
Bazuar në gjithë parrullat, pankartat, kërkesat, fjalimet e shumicës së protestuesve në këtë  periudhë prej mbi 30 ditëve të Muajit Qershor 2026, si edhe në disa publikime të bëra nga Instituti i Politikave te Sigurimit Kombëtar, si ankesa Gjykatës Kushtetues dhe SPAK, Letër e Hapur drejtuar znj. Ivanka Trump për shitjen e pa ligjshme të ishullit Sazan, kryesuar nga z.
Hajro Limaj, diplomat e ushtarak i lartë, Komiteti i Shpëtimit Kombëtar i kësaj Proteste, që kërkohet të ri-organizohet, do të rendiste ndër të tjera, këto Kërkesa të pa negociueshme karshi KM Edvin Rama dhe Qeverisë aktuale të tij:
1. Dorëheqja e me një hereshme Kryeministrit Edi Rama dhe te Qeverisë së tij!
2. Protesta e Madhe Mbarë Kombëtare të vazhdoj deri në plotësimin e kërkesës numur një: Dorëheqjes së KM Edi Rama!
3. Komiteti i Shpëtimit Kombëtar të organizoj krijimin e një Komision Legjislativ të përkohshëm me juristë me integritet, të pa përlyer me afera korruptive, për të evidentuar të gjitha Ligjet anti- kombëtare të Qeverive të Tranzicionit (VKM), që nga viti 1992 deri më sot, të cilët janë në kundërshtim me Kushtetutën Themelore të vitit 1998 dhe me
interesat Kombetare, për dy qëllime kryesore:
a) Për t’i bërë ato publike si shkelje që kanë prekur interesat Kombëtare, për t’i bërë ato më të argumentuar dhe transparente tek Populli protestues.
b) Për t’i paraqitur ato në një Referendum Popullor, si program kryesor i Qeverisë
teknike që planifikohet të formohet, për t’i çfuqizuar ato VKM.

c) Si edhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore përpiluesit e këtyre VKM, Berisha e Rama për këto shkelje.
4. Komiteti i Shpëtimit Kombëtar të organizoj Krijimin e nje Qeverie Teknike Një vjeçare , me intelektualë atdhetar të pa përlyer me afera korruptive dhe me aktivitete konkrete patriotike! Ky organizim të realizohet me anën e Votimit të fshehtë online!
5. Brenda një periudhe 6-8 muajsh Qeveria Teknike te organizojë një Referndum Popullor
me këto pika orientuese kryesore:
a) Anullimin e te gjitha ligjeve dhe Vendimeve te Keshillit te Ministrave (VKM) të cilët janë në kundërshtim me Kushtetutën Themelore të vitit 1998 dhe me interesat Kombetare.
b) Në veçanti: çfuqizimin e VKM për paketën e Maleve dhe Investimet Strategjike!
6. Të shtohet nga një Nen i veçantë në Kushtetutë ku të përcaktohet pa ekuivoke që: “Toka në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk mund të shitet (as nga Qeveria as nga privati) personave apo institucioneve, organizatave apo bizneseve të huaja”!
7. Te kerkohet anullimi i ligjeve te vitit 2008 Berisha – Rama te sistemit zgjedhor me lista të mbyllura. Deputetet te propozohen dhe te zgjidhen vetem nga zonat zgjedhore dhe numuri i tyte te zvogelohet nga 140 ne 80.
8. Presidenti i Republikës të zgjidhet me Referendum nga Populli, jo nga Partitë Politike.
9. Gjykata Kushtetute të zgjidhet nga Populli jo nga Partitë Politike.
10. Të anullohen te gjitha marreveshjet qeveritare per pasurite nentoksore dhe mbitoksore qe jane në shfrytëzim dhe në vjedhjen e qeveritarëve me mafian e huaj dhe te rikthehen pasuri shtetrore.
11. Te anullohet ligji për ndryshimin e gjinisë.
12. Pushteti i Drejtesise te filloje urgjentisht procedurat ligjore për përzgjedhjen dhe emrimin e 290 gjyqtareve ne vendet vakante, boshllëk i cili i ka krijuar popullit shqiptar lodhje dhe vazhdim të padrejtesise deri ne 10 vite.
13. Te rivendoset denimi me vdekje për tradhëti kombëtare ndaj sovranitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale, si dhe për krimet ekonomike qeveritare.
14. Te anullohen të gjitha marreveshjet dhe kontratat me te huajt te cilet kane zaptuar hapsirat toksore dhe detare dhe te ndalohet me ligj shitja e tokës tek të huajt.
15. Te sekuestrohen të gjitha pasuritë e dukeshme dhe te padukeshme të qeveritareve, deputeteve dhe të mafias që nuk përputhen me të ardhurat e tyre financiare.
16. Pensioni minimal te jete 400 euro.
17. SPAK-u të kërkoj urgjentisht heqjen e imunitetit të dy liderëve aktual Edi Rama dhe Sali Berisha si edhe te gjithë ministrave dhe funksionareve të tjerë për ndjkeje penale për shkeljet Korruptive e antikombëtare!
 Në veçanti: për KM Edi Rama rëndojnë:
o të gjitha Vendimet e Qeverisë së tij (VKM) që janë në shkelje të Neneve 1,2 e 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për ruajtjen e Sovranitetit të Shqipërisë dhe Tërsisë Teritoriale të vendit duke shitur pjesë të tij, për më tepër, ishullin e Sazanit, një pikë strategjike e rëndësishme për Mbrojtjen e Shtetit Shqipëtar;
o Lejimin e një korrupsioni galopant – evidentuar tashmë prej SPAK-ut, me akuzat dhe burgosjet e shumicës së Ministrave të tij me në krye vetë Zv/Kryeministren Balluku, dhe Zv/KM Ahmetaj;
o Për keq-qeverisje, mungesë transparence, e shumë shkelje të tjera.
 Për ish KM Sali Berisha rëndojnë ndër të tjera:

o t’i dorëzohet Drejtësisë për të gjitha Vendimet e Qeverisë së tij (VKM) që janë në kundërshtim me interesat e Kombit Shqipëtar, si:

o shkatërrimi i 520 Fabrikave dhe uzinve të ndërtuara me djersën e Popullit
para vitit 1990,
o lejimin dhe stimulimin e skemave Piramidale,
o hapjen e depove të armëve, që çuan në luftë civile të vitit famëkeq 1997 me
mbi 3500 viktima njerez të pa fajshëm,
o shkatërrimin e Ushtrisë dhe Mbrojtjes duke i çuar armatimet për skarp,
o shitjen e municioneve shpërthyese për përfitime korrupsioni që sollën tragjedinë e Gërdecit,
o marrëveshjen anti-kombetare të Detit (2009),
o e shume e shume të tjera!
……………………
Këto janë disa mendime se si duhet të ndihmohet populli protestues, që atij t’i plotësohen kërkesat kryesore për të clat është ngitur në protestë.
Ftoj edhe intelektualë të tjerë, atëdhetar të kontribojnë me mendime e ide për kapërximin e kësaj situate të vështirë që po kalon vendi e Kombi ynë, për të cilën populli është ngritur në këtë Protestë Historike!
Për mënyrën se si duhet të bëhet organizimi për këto ndryshime rrënjësore të sistemit politikokushtetues, për një “Shqipëri të Re” – që kërkohet edhe nga populli protestues për mbi një muaj, natyrishtë, kjo duhet të realizohet nga një grup juristesh, të zgjedhur nga Komiteti i
Shpëtimit Kombëtar, të përmendur në këtë Program- ide, të cilët kanë njohuritë e duhura për ligjet, modelet Kushtetuese, etj..
…………
Bashkangjitur po japim edhe skemat e votimit online, për të ndihmuar Komitetin drejtues të  Protestës.
Rroftë Populli e Kombi Shqipëtar!
Poshtë Tradhëtarët!
…..
Me respekt,
Caush Xhufi, Prof. Dr., inxhinier Nafte,
Ish punonjes në ish Institutin Gjeologjik të Naftës e Gazit, Fier,
Tani pensionist.
Canada, 07 Korrik, 2026

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu