Shkruan Zef Ndreka
– Qeveria e Albin Kurtit duhet të japë një qëndrim të qartë. Çështja nuk mund të trajtohet vetëm si një problem i së kaluarës apo si një proces që zhvillohet larg Kosovës. Është një çështje që prek historinë, drejtësinë, shtetësinë dhe perceptimin ndërkombëtar të Kosovës.
Pas vendimit të 16 shtatorit 2026 ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, debati në Kosovë nuk mund të kufizohet vetëm tek dënimet. Ai vendim prek edhe vetë raportin e Kosovës me Dhomat e Specializuara, mënyrën se si u krijuan dhe përgjegjësinë e institucioneve vendase përballë tyre.
Ashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg për katër kategori krimesh lufte dhe vendimi vertetë është i apelueshëm, megjithse vetë Gjykata deklaroi se çështja lidhej me përgjegjësinë individuale, jo me ligjshmërinë e luftës së UÇK-së apo me pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, një pikë juridike është shumë.e rëndësishme, sepse Dhomat e Specializuara nuk janë gjykatë e krijuar me një ligj të zakonshëm që Kuvendi mund ta shfuqizojë kur të dëshirojë. Ato u ngritën mbi bazën e marrëveshjes ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi, Amendamentit Kushtetues 162 dhe Ligjit nr. 05/L-053.
Vetë kuadri kushtetues e parashikon vazhdimësinë e mandatit sipas procedurave të përcaktuara në atë kohë.
Prandaj lind pyetja për politikën e Kosovës:
çfarë qëndrimi institucional do të mbajë Kosova pas këtij vendimi?
Po e a anlizojmë.
KOSOVA PAS HAGËS, ÇFARË DO TË BËJË POLITIKA?
Vendimi i Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka hapur një nga debatet më të vështira që Kosova duhet ta zhvillojë me veten.
Nuk mjafton as heshtja, as zemërimi emocional.
Duhen të kemi përgjigje të qarta për pyetjet politike, juridike dhe institucionale.
Dhomat e Specializuara nuk janë krijuar sot dhe as nuk janë produkt i një vendimi të një qeverie të vetme. Ato u ngritën mbi një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, mbi Amendamentin Kushtetues 162 dhe Ligjin nr. 05/L-053.
Për këtë arsye, çdo ide për ndryshimin ose përfundimin e mandatit të tyre duhet trajtuar brenda Kushtetutës, ligjit dhe detyrimeve ndërkombëtare të vetë Kosovës.
Por kjo nuk do të thotë aspak se politika e Kosovës duhet të qëndrojë pasive. Përkundrazi, Kuvendi dhe institucionet e Kosovës kanë të drejtë dhe përgjegjësi të kërkojnë transparencë, respektim rigoroz të standardeve të drejtësisë, mbrojtje të të drejtave të të akuzuarve dhe trajtim të barabartë të krimeve të luftës, pavarësisht përkatësisë etnike apo politike.
Në shkurt 2026, Kuvendi miratoi një rezolutë që kërkonte respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Ndërsa sot, pas vendimit, kërkohet një hap tjetër urgjent, kërkohet një debat shumë serioz parlamentar dhe publik mbi atë se çfarë funksionoi, çfarë duhet të rishikohet dhe cilat janë rrugët juridike që Kosova mund të ndjekë.
Sepse një gjë duhet të jetë e qartë, kritika ndaj një vendimi gjyqësor nuk duhet të kthehet në sulm ndaj drejtësisë si parim, por as pranimi i ekzistencës së një gjykate nuk duhet të nënkuptojë heqjen dorë nga e drejta për ta kundërshtuar juridikisht një vendim.
Kosova duhet të kërkojë drejtësi për viktimat, por njëkohësisht duhet të mbrojë edhe të drejtën për gjykim të drejtë të atyre që akuzohen.
Dhe pikërisht sot jemi në momentin e përgjegjësisë së politikës kosovare, pa pritur në heshtje, por duke përdorur të gjitha mjetet kushtetuese, parlamentare dhe juridike që ka në dispozicion.
Edhe qeveria e Albin Kurtit duhet të japë një qëndrim të qartë. Çështja nuk mund të trajtohet vetëm si një problem i së kaluarës apo si një proces që zhvillohet larg Kosovës. Është një çështje që prek historinë, drejtësinë, shtetësinë dhe perceptimin ndërkombëtar të Kosovës.
Por reagimi i menjëhershëm duhet të jetë institucional, demokratik dhe qytetar, me debate të hapura publike, me protesta paqësore, me kërkesa parlamentare, me transparencë dhe përdorimi i të gjitha rrugëve të ankimit.
Sot, Kosova nuk ka nevojë për heshtje!
Sot Kosova ka nevojë për një qëndrim të qartë, të argumentuar dhe dinjitoz.
Nuk mund të pronohet që historia e UÇK-së të shkruhet vetëm nga një proces gjyqësor. Por njëkohësisht as drejtësia nuk duhet të zëvendësohet nga politika. Kjo është pikërisht sfida që qëndron sot përpara Kosovës.







