Rubi Vishkulli, motra e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur dje gjatë protestës në Tiranë, ka reaguar përmes një Story në Instagram, duke falënderuar të gjithë personat që janë interesuar për gjendjen shëndetësore të vëllait të saj.
Në reagimin e saj, Rubi thekson se familja dëshiron të qëndrojë larg politikës në këto momente të vështira, ndërsa falënderon personat që morën iniciativën për ta dërguar Erjonin në Itali, ku do të marrë trajtim më të specializuar.
Ajo u ka bërë thirrje portaleve që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara, duke kundërshtuar pretendimet se shpenzimet e ndërhyrjeve kirurgjikale janë marrë përsipër nga shteti.
Reagimi i plotë i Rubi Vishkullit:
“Ju falënderojmë të gjithëve që jeni interesuar dhe shqetësuar për shëndetin e vëllait tonë, por duam që në këto momente të qëndrojmë larg pjesës politike.
Falënderojmë personat që morën iniciativën për një ndërhyrje më të specializuar në Itali.
Dhe i bëj thirrje portaleve: mos ndani lajme pa bazë për shikime, mashtrime e propagandë të Ramës, për të dalë protagonist i ngjarjes vetë dhe për ta kthyer çështjen në politikë, duke deklaruar që i ka dhënë urdhër për të mbuluar shpenzimet e operacioneve.
E kanë çuar familja, miqtë dhe mbështetësit e familjes sonë dhe JO SHTETI. Shpërndani lajme të sakta.
Të duam pa fund, ERJON! Kthehu në shtëpi shëndoshë e mirë, duke buzëqeshur, t’ia gëzojmë zemrën mamit dhe babit.”
Promoted Content







