Hyrja e Edi Ramës në sallën ku po zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është pritur me duartrokitje të gjata nga të pranishmit. Kryetarë bashkish, deputetë, ministra, drejtorë dhe përfaqësues të tjerë të PS-së janë ngritur në këmbë për të përshëndetur kryeministrin, duke i rezervuar një pritje që tërhoqi vëmendjen.
Në këmbë janë ngritur edhe ministrat e kabinetit qeveritar, të cilët ndodheshin të ulur në rreshtin e parë të sallës.
Pritja për Ramën vjen në një moment të tensionuar politik brenda Partisë Socialiste, pasi Erion Veliaj u ka kërkuar anëtarëve të Asamblesë Kombëtare aktivizimin e mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, duke vënë në diskutim drejtimin e tij në krye të partisë.







