Shkruan Naim Flamuri
Kur kryeneçia martohet me padijen, arroganca bahet gjuhë e pushtetit, ndërsa zullumi bahet ligj i pashkruem i oborrit. Zullumi ua ka errësue mendjen, etja për pushtet ua ka verbue arsyen, e heshtjen e popullit e kanë ngatërrue me nënshtrim! Unë besoj se ka ardhë koha që shpata e drejtësisë të çajë portat e faraonatit të Kryeministrisë. Ramzesi i kohëve moderne, bashkë me suitën e oborrtarëve të vet, duhet të përballet me drejtësinë. RENEA, aty ku drejtësia lëshon urdhën ligjor, duhet ta zbatojë atë pa dallim posti e pushteti. Por asnji natë e zullumit nuk asht e përjetshme, asnji fron nuk asht i paprekshëm e asnji sundimtar nuk asht mbi ligjin! Agimi i drejtësisë po afrohet, e kërkesat legjitime të Rinisë Shqiptare meritojnë të triumfojnë. Rinia nuk kërkon lëmoshë prej oborrit të faraonit, por të drejtat që i takojnë në atdheun e vet!
Shqipnia asht Republikë e shqiptarëve, jo çiflig i faraonëve, as trashëgimi e oborrtarëve të tyne!







