Kreu Aktualitet Akuzat se mori 500 mijë euro nga Agron Shehaj për ta bërë...

Akuzat se mori 500 mijë euro nga Agron Shehaj për ta bërë deputet. Lulzim Basha padit Taulant Ballën

0
7

Lulzim Basha ka depozituar një padi civile në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, duke e akuzuar për shpifje. Shkak për këtë përballje ligjore është bërë një deklaratë e Ballës në Kuvend, ku ai thotë se Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kishte paguar para për të siguruar përfshirjen në listën e kandidatëve për deputetë.

Basha e kundërshton këtë pretendim, duke e cilësuar atë të pavërtetë dhe me pasoja për reputacionin dhe dinjitetin e tij. Në kërkesëpadinë e paraqitur në gjykatë, ai kërkon që Balla të tërheqë publikisht deklaratën dhe të publikojë një përgënjeshtrim në mediat kombëtare, me shpenzimet e veta.

Në argumentimin e tij, Basha thekson se liria e shprehjes dhe debati politik nuk mund të përdoren si mburojë për deklarata faktike të pavërteta që dëmtojnë figurën e një individi. Sipas tij, çështja duhet të trajtohet mbi bazën e provave dhe fakteve konkrete, duke respektuar edhe standardet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, pavarësisht pozicionit politik të personave të përfshirë.

“Liria e shprehjes dhe debati politik nuk përbëjnë imunitet nga përgjegjësia ligjore për deklarata faktike të pavërteta që cenojnë reputacionin dhe dinjitetin e individit. Çdo rast duhet të shqyrtohet mbi bazën e fakteve, provave dhe standardeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, pa privilegje për shkak të statusit politik të palëve”, thuhet në kërkesën drejtuar gjykatës.

“Ti, hajdut, vodhe të dhënat e anëtarëve të PD-së. Në zgjedhjet e vitit 2025, u dërgoje mesazhe anëtarëve të PD-së dhe u kërkoje vota. Për këtë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave të ka dënuar. Ka vendim. Në parti të futi Luli dhe ta kam thënë, kjo shifra 500 që thua për metrat e shtëpisë sime të ka ngelur nga Luli. Ma ka thënë Luli: ‘E futa në listë se më dha 500 mijë euro.’ Ngrije kokën, Agron. Ti ke ardhur në politikë duke blerë mandatin,” i tha Balla Shehajt në Kuvend.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu