Kreu Aktualitet Protesta, ekstremizëm apo përplasje qytetërimesh?

Protesta, ekstremizëm apo përplasje qytetërimesh?

0
19

Shkruan Zef Ndreka

Çdo protestë, është normale që mund të kërkojë ndryshim qeverie, të kërkojë drejtësi sociale, të kërkojë arsim më të mirë dhe respektim të të drejtave të njeriut. Por, jo çdo protestë mund të pretendojë se përfaqëson demokracinë, ndërkohë që shpesh po cenon lirinë e besimit, po shkatërron institucionet dhe pronën publike e private, siç i shikojmë në Tiranë e në mbarë Europën.
Të drejtat e njeriut janë njëkohësisht të drejta për besimtarët, për jobesimtarët, për protestuesit, por edhe për atë që nuk proteston. Të drejtat e njeriut nuk janë pronë e asnjë grupimi ideologjik që jo rrallë po shfaqën të kamufluar rreth protestave, kryesisht të studentëve.
Komisioni Europian, në reagimin e tij për protestat në Shqipëri më 18 tetor, ka dënuar dhunën, por njëkohësisht ka mbrojtur të drejtën për tubim dhe shprehje paqësore. Ky është standardi që duhet të vlejë për të gjithë.
Por revolucioni nuk matet me numrin e ndërtesave të shkatërruara, por me vlerat që arrin të ndërtojë.
Kur protestat shndërrohet në armiqësi ndaj trashëgimisë fetare, kulturore dhe historike, atëherë gjithë shoqëria ka të drejtë të kërkojë përgjigje nga hetimet, nga provat dhe drejtësia.
Shtrohen pyetjet:
Kush përfiton nga protestat, që në vend të reformimit të institucioneve, rrezikon të shkatërrojë edhe vlerat mbi të cilat mbështetet bashkëjetesa demokratike?
Protestuesit, janë studentë apo xhihadistë?
Sepse, shohim jo rrallë se protestat kthehen në luftë kundër trashëgimisë qytetare.
Këto pyetje prekin çështje që shkojnë përtej protestave politike, siç janë marrëdhënien e protestës me qytetërimin, me identitetin kulturor, me liritë fetare dhe me rendin kushtetues.
Gjithsesi, studentët që protestojnë nuk mund të identifikohen me ata që kryejnë akte dhune, vandalizma apo sulme ndaj objekteve fetare.
Të gjitha goditjet ndaj kishave, monumenteve, ndërtesave me vlera të trashëgimisë kristiane, duhen hetuar veçmas dhe të përcaktohet saktë kush i kryen, cilat janë motivet dhe nëse kemi të bëjmë me vandalizëm, urrejtje fetare, ekstremizëm apo akte të organizuara.
Flamuri i të drejtave të njeriut nuk mund të përdoret si mbulesë për dhunë dhe shkatërrimim, as në rastin e heqjes dhe djegies së flamurit të Vatikanit në selinë e Nunciaturës Apostolike, akt të cilin e dënoi Konferenca Ipeshkvnore Katolike.
Edhe në Europë kemi parë probleme të dokumentuara të akteve kundër objekteve dhe simboleve të krishtera.
Ku po shkohet kështu?!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu