Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj kryministrit Edi Rama
Gjatë një komunikimi për mediat, ai se një rruge e re në vendin tonë kushton 6 herë më shumë se në Serbi.
“Arsimi me të cilin është krenuar Elbasani është në gjendje kritike, shkollat po mbyllen. Ju e dini që edhe në Universitet çdo vit rrezikohen të mbyllen degë të reja. Të rinjtë edhe në Elbasan e shohin të ardhmen jashtë vendit dhe më e rënda është se nuk duan të kthehen më në Shqipëri. 5 mln euro ikin dalin nga Shqipëria. Po ashtu për të rinjtë nuk ka politika frymëzuese. Folëm për Elbasanin dhe këto janë të vërteta. Po ashtu ne e dimë se si është Shqipëria me rajonin. Nëse e krahasojmë ka një regres skandaloz në këto 9 vite, që kemi kryeministrin aktual. Të parët në Europë për kontrata koncensionare që shumica janë emra të lidhur me qeverinë, të kritikuar nga FMN, BE nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe janë rreziqe që I merr përsipër populli shqiptar. Kemi ligje të bëra me emra dhe ju jeni dëshmitarë. Ka ligj për investitor strategjik që shpik investitorë. Qeveria shpik investitorë strategjikë që janë klientë të qeverisë dhe që operojnë në emër të saj. Ndërkohë borxhi sa vjen dhe përkeqësohet sepse merret për qëllime luksi dhe projekte që nuk gjenerojnë të ardhura… Braktisen angazhimet ndërkombëtarë për korridore euopiane… Ato braktisen sepse braktisen disa detyrime që ne I kemi edhe ligjore dhe dëgjojmë projekte të çmendura me 20 mln km. Një rrugë e re në Shqipëri kushton 6 herë më shtrenjtë se në Serbi. Politika e fasadave 650 mln euro gati çdo vit dhe nuk ka të bëjmë me zhvillimin . Minimumi 200 mln euro janë vjedhje e pastër.
Kemi nivelin më të ulët të të ardhurave për banorë. 50% më pak se sa Serbia, ndërkohë që dikur kemi qenë më mirë se sa ata. Edhe për pagat edhe pensionet, i kemi më të ulëta, por çmimet dhe taksat i kemi më të larta. Kjo është arsyeja se pse nuk vijnë investitor këtu. Shkojnë në Mal të zi dhe Maqedoni. Këtu vijnë ata që duan të pastrojnë para, investitorë të Ndraghet-ës dhe të ngjashëm me ta. Shihni se si sillet qeveria me çmimin e naftës”, tha Meta.