Irfani shantazhon ministra e deputetë që kanë përfituar prej tij, ka në mbrojtje hajnat e LSI, analistiti i Becchettit, dashnorja Mustafait dhe Bushati

0

Lufta mes qeverisë dhe grabiqarit të madh Irfan Hysenbelliu, i cili po fshihet pas lirisë së mediave dhe opozitës, duket serioze.

Për momentin nuk ka shenja për ndonjë pazar.

Fadromat e IKMT-së vijojnë në ditën e dytë të çlirojnë plazhin nga betoni i paligjshëm i Irfanit, Tatimet i kërkojnë të paguajë taksat, Ministria e Ekonomisë i kërkon të lirojë godinat shtetërore, të cilat i përdor prej 20 vitesh për biznes.

Nga ana tjetër, Irfani po reziston, duke u fshehur pa lirisë së mediave, qëndrimit të Metës dhe Berishës kundër aksionit të IKMT-së, nxjerrjen e analistëve dhe politikanëve në ekran në mbrojtje të pushtimit të bregut të detit me zgjatimin e “Prestige Resort”.

Fania ka nisur t’u japë edhe disa mesazhe shantazhuese ministrave dhe deputetëve pranë Edi Ramës, të cilët kanë fjetur në hotelin e tij ‘Prestige Resort”, kanë ngrënë dhe kanë pirë, por që tashmë po heshtin, duke mos i dalë në mbrojtje.

Natyrisht ata nuk mund të djegin karrierën e tyre politike për Fanen. Megjithatë, Fania është indinjuar dhe priste që ata t’i dilnin në mbrojtje siç bënë si Ervin Salianji, Fatos Lubonja, Fred Peza, Eni Vasili etj.

Fania ka nisur të publikojë në mediat e tij që i përdor si kodure për shantazh dhe mbrojtje të plaçkës së vjedhur publike, foto të ministrave dhe deputetëve në hotelin e tij, duke drekuar.

Publikimi i fotove është një mesazh i qartë se Irafani, në shenjë hakmarrje, mund të publikojë detaje të tjera nga frekuentimi i ministrave dhe deputetëve në hotelin e tij. Flitet se të paktën një ish ministër ka provuar gati gjysmën e dhomave të hotelit me punonjëse të administratës publike.

Nga ana tjetër, në mbrojtje të Fanes ka dalë analisti Fatos Lubonja, i cili paguhet me 6 mijë USD në muaj nga sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, i dënuar nga drejtësia shqiptare.

Në mbrojtje të grabiqarit që fshihet pas mediave ka dalë edhe analisti Andi Bushati, ajo që njihet si dashnorja e Mustafait dhe e gjithë çeta e LSI-së.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu