Edi Rama triblon Yuri Kim, i kalon “topin mes shalëve” dhe e gjuan në bahçen e Hasan P*rdhës
Shkruan Sokol Pepushaj
Ndeshja Mafia- Yuri Kim është lajmëruar për në shtator. Kush thotë se anullohet, se s’do arrestohen hajdutët, gënjen. Më açik, vetëgënjehet. Nuk e pranon klima mosbesimin, as tek audienca rurale, as tek ambienti diplomatik.
Se këtu i “dhëmb” dhëmballa Bablokut.
Kur “sulmuesi” Gledis Nano, megjithëse i fërshëllyer nga shqiptarët si mafioz, u kthye nga Uashingtoni me një pritshmëri për “gol” kundër mafias, Babloku ndërhyri në fushën e lojës, “fshehu” topin e iku në një bunker në Surrel. Flitet se topin e lojës Mafia- Yuri Kim, Babloku e gjuajti në bahçen e Hasan P*rdhës.
Pasi e gjuajti “topin” andej nga Sali Berisha, kapi në dorë formacionet, se fusha është e partizanëve, apo jo?
Gledis Nanon e nisi, ende nuk dihet për ku… Në e e pastë në dorë Babloku, është lojë mes llojit, pas ca kohësh e riciklon si hajdutin Ardi Veliu, ‘laj- thaj’, por, në e kaloftë nën kujdesin e Ilir Metës e Sali Berishës, bëhet djall e fluturon për në Ferr.
Babloku vërtetë në jetë nuk bëri asgjë për të qënë, por për hajdut, vagabond, antiamerikan e mafioz, hiqi kapelen, nderoje…
Pas Gledisit, Babloku pritet të “luajë” me kryespakasin Arben Kraja.
Ky Beni, që kurrë nuk eci vetë, megjithëse gati milioner e me grua supermilionere, ku rroga e tyre deri tani vonë, ka qënë mjerane, nga halli në fakt, ka bërë gati pranga për shokë e bashkëpunëtorë të Bablokut, Saliut dhe Ilir Metës.
Aty preket mafia e nuk duron Babloku.
Është në tension, edhe klinikisht dobët, për faktin se çdo shqiptar i ndershëm e pret shtatorin si muaji i arrestimit të Ilir Metës, Sali Berishës, Fatmir Mediut, Arben Ahmetajt, Ilir Beqajt e shumë të tjerëve…
Prandaj Babloku dhe mafia po kacavirren nëpër kalendar.
Meqë edhe ata e dinë se u ka ardhur fundi, pse ende rrinë në idotësinë e tyre e i bëjnë karshillek muajit të fundit?
Kaq trima janë këta, apo thjeshtë me shkujdesjen e paturpësisë, duan ta mbyllin edhe ditën e fundit si hajdutë?!
Origjinale është panorama, “na kanë vjedhur”, se shumëçka, shqiptarët e harrojnë shpejt, prandaj vendosin si “perçe” shpresat, edhe kur ecin krah teje. Ti që shpreson e nuk e njeh shpresën për fytyrë, thjeshtë thua; o Perëndi, ma ruaj shpresën, mos ma vrasë Mafia që do Zoti dhe e humb betejën me ambasadoren Yuri Kim!
Në beteja kanë rënë të dobëtit, asnjëherë heronjtë.
Se ju e dini, edhe hajdutët e kriminelët kanë heronjtë e vet. Nuk bëhen paratë pa ndeshje, beteja, humbje e fitore, apo jo? Prandaj shtatorët janë përcaktuar si muajt më të mirë për ndeshjet.
Topi gjithmonë ka qënë në fushë që nga koha e Adriatik Llallës.
Po ç’lojë është luajtur thuaj?
Ja i kemi pamjet e shijojini pak sekuenca.
Që kur ambasadori Donald Lu, mori në dorë një hu nga “gardhi” i kalbur i Edi Ramës për të trembur “Peshqit” drejt rrjetës, çdo shtator janë bërë kurban ca peshq të vegjël, nga ata që ende nuk kishin mësuar mirë as të notojnë.
U kapën hajdutët e pulave por jo të lopëve.
Ata që vjedhin me vendime qeverie, me inceneratorë që u harruan, me qiell- gërvishtës të Lali Erit që askush nuk i ka në vemendje, ata që kanë miliona dollarë kudo, i kanë marrë me shaka dhe kaluar me elegancë, deklaratat e ambasadores Yuri, se këtë shtator do ketë arrestime VIP.
Kush po ndeshet në këtë “lojë”?
Hajdutët dhe viktimat…
Të parët bëjnë spektakël. 32 vjet pa asnjë humbje. Kampion bote si hajdutë.
Si arrijnë këto suksese këta?
E para, ngjan se e mbajnë mirë me “gjyqtarët”. Sado vidhen votat, OSBE dhe ODHIR-i kanë të njëjtin vendim. “Kishte probleme, por zgjedhjet ishin më të mira se të kaluarat”.
Edhe kur Damian Gjiknuri e bën “tërmet” duke tjetersuar me dhunë, publikisht, vullnetin e sovranit, “gjyqtarët” i tërheqin vëmendjen hajdutit të mos vjedhë gjithmonë me të njëjtin ritëm.
Të gjithë janë mësuar me këto “serume” politike.
Hajdutët marrin masa kundër veprimeve të tyre. Mbajnë në tension vetveten dhe me shpresë kundërshtarët, viktimat, popullin, që në fakt i urren.
Gjithmonë janë shtirur sikur pushimet verore i bëjnë me “pikatore”, ose në fshehtësi, se shtatori i arrestimeve VIP ka trembur verën si stinë, detin e malin.
Diskutimet se pakkush bëri pushime pa ethe burgu, ngjajnë si “garnitura” që plotëson në një farë niveli shijet e viktimave, që më pastaj ngelen edhe një vit në pritje të së njëjtës mënu, shtatorit që arrestohen hajdutët.
Po a erdhi shtatori?
Këtu secili ka shtatorin e vet, kalendarin e vet, orën e vet, Zotin e vet, hajdutin e vet, Ilir Metën e vet, Edi Ramën e vet, Amerikën e vet, dhe ka zgjedhur edhe Yuri Kim-in e vet. Disa kanë ecur më shpejt se koha dhe kanë fokusuar gjithë pasuritë e hajdutëve, disa të tjerë me këmbët zvarrë kanë ikur nga Shqipëria dhe erdhi a nuk erdhi shtatori i arrestimeve, pak u dhëmb.
Pra të tërë, të çmendurit, të mençurit, elitat, turmat, shpresat e mashtrimet sillen rreth këtij muaji.
Te gjithë kanë deklaruar se në shtator ndodhin mrekullitë. Hapen burgjet por edhe ca labirinthe ku hajdutet i dinë mirë e fshihen deri shtatorin tjetër, shfletohen dosjet ku kërkohen fletet e grisura e hiqen ato që janë ende me gojë hahur për të treguar mizori.
Ne i shohim të gjithë në burg, nga i shkurtëri tek i gjati.
Keshtu na ka ngjarë edhe me Hashim Thacin. Kur ju hajdutë e kriminelë, ngulnit këmbë se është president i Kosovës, se vërtetë shkonte në zyrë përditë, ne shkruanim përditë se hijet e Hagës ja kishin zënë Diellin përgjithmonë. Edhe Ilir Meta është nën hije të Dreqit, në betejë për të shtyrë stinët, i ndihmuar nga Edi Rama si një e një bëjnë dy.
Nëse ju hajdutë jeni dakord që sjellja e njeriut në fushën sociologjike është proces grupor, duhet ta kuptoni se biologjikisht sjellja, prirjet, shpërthimet, orientimet, janë të lindura. Të mos ishte kështu, me gjithë këta tituj shkencorë që kanë hajdutët tanë, nuk do ishin pasanikë, por intelektualë që edhe nëse paguhen sa Presidenti i SHBA-ve, para për jetë luksi, nuk do mund të kishin. Megjithatë, në sociologji “ndeshja” nuk mbaron as pas miliona vitesh.
Gjithsesi, kompleksitetin e perceptimit të personit biologjik, të drejtimit pa drejtësi sociale, racore, religjioze, seksuale apo teknike, bota e ka vendosur rafteve të muzeumeve, ndaj na ngjajnë si të çmendur hajdutët, ndaj themi se burgun e kanë gati, thjeshtë, është fundi i mafies, ku Edi Rama çmend Yuri Kim, i kalon “topin mes shalësh” dhe e gjuan në bahçe të Hasan P*rdhës./Pamfleti