DOKUMENTI zyrtar/ Gjykata e pranon: Frrok Çupi është spiun i ‘Sigurimit’

0

Gazetari Robert Rakipllari fiton gjyqin për shpifje me botuesin Frrok Çupi. Ky i fundit e kishte paditur Rakipllarin pas deklaratave të tij në emisionin “Open”, por Gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e ngritur.

Më 15 qershor 2021, në Gjykatën e Tiranës u depozitua ankimi i Çupit, i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të Sigurimit të Shtetit.

Por Rakipllari ka sjellë në gjykatë dokumente shtetërore që implikojnë Frrok Çupin, dokumente ku ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të personave. Mes tyre është edhe emri i Çupit. Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e tij për anulimin e vendimit të Komisionit të Verifikimit.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se “i akuzuari Robert Rakipllari nuk ka përhapur thënie që shihen të jenë të rreme, por thënie të publikuara dhe të bazuara në dokumente shtetërore”.Sipas vendimit, dokumentet e paraqitura nga Rakipllari dhe të dhënat që mbanin ato ishin të sakta dhe të nxjerra nga autoritetet shtetërore.

“Në këto kushte, fakti i publikimit të këtyre të dhënave të marra nga dokumente shtetërore nuk përbën vepër penale të shpifjes e për rrjedhojë, i akuzuar duhet të deklarohet i pafajshëm”, deklaron gjykata.

ImageImage

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu