Ursula von der Leyen flet për BILD: Putin do të dalë një ditë para gjykatës

0

 

Ahefja e BE-së Ursula von der Leyen është shprehur të enjten se presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë.

“Që Putini duhet ta humbasë këtë luftë dhe duhet të përballet me veprimet e tij, kjo është e rëndësishme për mua”, tha ajo për kanalin televiziv të gazetës gjermane Bild të enjten.

“Ne mbështesim mbledhjen e provave” me qëllim të procedimeve të mundshme në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, tha ajo, duke iu referuar pretendimeve për krime lufte të kryera në Ukrainë.

Kjo është baza e sistemit tonë juridik ndërkombëtar, që ne i ndëshkojmë këto krime. Dhe në fund të fundit, Putin është përgjegjës”, tha ajo.

E pyetur nëse Putini do të dalë një ditë para gjykatës, ajo u përgjigj: “Unë besoj se është e mundur”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu