“Super aksion policor”/ Mjeku i Traumës ra në pranga, ironizon Ylli Manjani

0

Ditën e sotme policia arrestoi mjekun e spitalit të Traumës Fitim Marku. Sipas raportimeve, ai u kap në flagrancë brenda ambienteve të institucionit shëndetësor duke marrë rryshfet nga pacientët. Marku ka dalë nga spitali me uniformën e punës dhe më pas ka hipur në makinën e policisë me pranga në duar. Ndërkohë menjëherë pas këtij lajmi, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Ai ironizon policinë duke thënë se ishte super aksion dhe pushteti arreston mjekë e mbyll shkolla me qëllim të njerëzit të mos merren me faturat e dritave, ndarjen nga tenderat, lejet dhe koncensionet.

“Ky “polici simulues” si nuk qëlloi asnjëherë aty ku ndajnë bakshishet e majme ustallarët e lejeve për prodhim energjie; të lejeve të ndërtimit, apo të tenderave sekretë?!

Mbeti se spitali i traumës ku trauma më e madhe është rrogëza që u jepet mjekëve nga pushteti hajdut…!

20 000 lekë bakshish te spitali i Traumës, janë më shumë se miliona euro hajni e përditshme në zyrat e pushtetit,posi!!!

Super aksion policor! 180 Euro bakshish,shumë kjo të paktën 10 herë më e vogël se kosto e operacionit policor,pa llogaritur këtu kostot e paraburgimit, hetimit e gjykimit…

Se ky kodosh pushteti arreston mjekë e mbyll shkolla me qëllim që të mos merremi me rrjepjen që do na bëjnë te fatura e dritave, apo me ndarjen e superllokmave nga tenderat, lejet dhe koncensionet.

Dhe sigurisht, mjekët që vijojnë të punojnë në spitalet e pushtetit janë fajtorë, në vend të shkojnë në Gjermani…”, shprehet Ylli Manjani.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu