I dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin vjen në Tiranë, takim me Ramën, Xhaçkën e Muzhaqin

0

Dërguari i Posaçëm i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin ndodhet në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me disa me lider politik.

Bëhet me dije se Sarrazi do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama, ministren Olta Xhaçka, ministren Bora Muzhaqi, kryenegociatoren për përmbushjen e kritereve të BE-së Majlinda Dhuka, të Dërguarit e Posaçëm të Greqisë dhe Hollandës si dhe drejtuesit e Rrejtit Rinor RYCO dhe partnerë të tjerë kontakti në sektorë të politikës dhe shoqërisë civile.

Në qendër të bisedave do të diskutohen tema si mundësitë për rininë, reforma në drejtësi dhe mjedisi.

Në nisje të vizitës Sarrazin u shpreh: “Më në fund të gjitha pengesat për fillimin e procesit të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian u hoqën. Kjo mori shumë kohë, çka është një arsye më shumë për t’u gëzuar. Shqipëria është në mes të Evropës dhe Qeveria Federale e mbështet në shumë fusha rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Por njëkohësisht ky është momenti kur nis një periudhë pune e vështirë dhe hapash të guximshëm e hera-herës të dhimbshëm.

Në sektorët e reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe fuqizimit të strukturave shtetërore transparente Shqipëria e ka vetë në dorë ritmin e reformave, pra, nëse do të ecet përpara në këtë rrugë dhe sa shpejt. Gjermania qëndron në krah të Shqipërisë si partner i besueshëm në këtë proces reformash”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu