VIDEO/ Çpo ndodh? Putin vë në lëvizje “autokolonën e vdekjes”

0

Rusia ka nisur të ashtuquajturën “kolonë të vdekjes”. Sipas disa imazheve që janë publikuar në mediat e huaja  kolona shihet teksa është duke transportuar automjete dhe pajisje të cilat janë nisur drejt Ukrainës.

Analisti i mbrojtjes, Konrad Muzyka, u shpreh se ky është një sinjal për perëndimim. Edhe pse për Muzyka imazhet nuk nënkuptojnë se do të nisin ‘përgatitjet për një lëshim bërthamor’, ai e sheh interesant faktin që Rusia ka autorizuar transportin e pajisjeve ushtarake menjëherë pasi Ukraina siguroi se ekziston një rrezik i lartë që Kremlini të përdorë armë nukleare.

Eksperti shpjegoi gjithashtu se Rusia mund të transportojë pajisjet ushtarake në përgatitje për stërvitjet e saj për Forcat Strategjike të Raketave, njësia kryesore e parandalimit bërthamor të vendit.

Gjatë javëve të fundit Rusia ka rritur kërcënimet për shpërthimin bërthamor. Këto deklarata të njëpasnjëshme ka ë ardhur që në momentin kur Ukraina humbi terren në Ukrainë dhe Putin vendosi që të të mobilizojë 300 000 rezervistë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu