Analisti i njohur dhe shumë i ndjekur Andi Bushati, bën thirrje publike se gjëja e parë që duhet bërë është që të rikthehet demokracia duke shembur autokracinë dhe kjo mund të arrihet vetëm me revolucion.
Në emisionin Now në Euronews Albania Bushati u shpreh se rruga e forcës kur ke të drejtë të shpërblehet, kur bëhet me gjasme të nxjerr karagjoz, duke iu referuar këtu protestave të mëhershme të opozitës.
“Ky është problemi ynë kryesor, më shumë se ndonjë vjedhje e Ramës me inceneratorët, kemi vdekur demokracinë midis nesh. Shqipëria dy herë në 30 vjet ka rrezikuar objektivin e vet. Sot dhe në 97. Atëherë u zgjidh se njerëzit morën armët. Nëse nuk do të kishte ndodhur, sot mund të ishim si Bjellorusia. Kur nuk të ngelet rrugë tjetër, asnjë se do për qejf atë, aman mos i ço njerëzit deri në atë pikë se e kemi shembullin çfarë bëjmë” tha Bushati.