Edi Rama në KiE turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi Kosovën

0

Partia Demokratike e ka cilësuar si të turpshëm për vendin, fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Zëdhënësja e kësaj force politike, Floriana Garo u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu, se Rama me fjalimin e tij dëmtoi edhe Kosovën si aleate, në momentin më delikat të anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

“Ai turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosovën si aleate, në momentin më delikat të anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës. Ai foli si përfaqësues tipik, jo i një vendi anëtar, por i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë.

Taktika e tij ishte e qartë: le të flasim për një çështje të cilën nuk e ndryshoj, dhe as nuk ma var njeri, për të shmangur sikletin e ballafaqimit për vendin të cilin drejtoj. Nëse Rama nuk do të ishte zgjatur në një fjalim megalo-maniak për gjendjen e universit, parlamentarët e Strasburgut do ta pyesnin për sigurinë në vend, shpopullimin, korrupsionin, krimin”, theksoi Garo.

Nga Strasburgu, kryeministri Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, i bëri thirrje këtij institucioni që të rrëzohen akuzat për trafik organesh ndaj Kosovës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu