Jorida Tabaku: Shqiptarët do paguajnë 388 mln euro për humbjet në arbitrazh

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se qytetarët shqiptarë do të paguajnë 388 milionë euro edhe në kohë krize, për shkak të humbjeve të qeverisë në arbitrazh ndaj disa kompanive.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku u shpreh se shpenzimet e kontratave koncensionare dhe PPP janë fryrë.

“Ndërsa shpenzimet e kontratave koncesionare dhe PPP janë fryrë për t’u bërë qokën ortakëve të qeverisë, detyrimet faktike të qeverisë shqiptare nga gjyqet e humbura në arbitrazh mbahen ende të fshehura. Vlera reale e kostove që taksapaguesit shqiptarë i paguajnë dhe do t’i paguajnë kompanive që kanë fituar gjyqin në Arbitrazh është kthyer në një sekret nga ana e qeverisë.

Ajo vazhdon të fshehë të dhënat duke i mohuar shqiptarëve të vërtetën në lidhje me shifrën që realisht detyrohet të paguajë në bazë të të vendimeve të dhëna në gjykatën e Arbitrazhit. Shifra e 388 mln euro është vlera që shqiptarët do të paguajnë edhe në këto kohë krize dhe me gjasë recensioni ekonomik qoftë edhe nga projektbuxheti 2023”, theksoi ajo.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu