Të dielën e fundit të muajit tetorit, akrepat kthehen pas 60 minuta.
Ndërrimi i orët është planifikuar të ndodhë më 30 tetor kur të gjithë do të flemë 1 orë më shumë.
Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.