Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se synon të mbjellë një miliardë pemë gjatë 10 viteve të ardhshme. Ndryshimet klimatike treguan “dhëmbët” verën e kaluar, me Europën që shënoi temperatura rekord dhe zjarre të paprecedentë.
Replanter 1 milliard d’arbres en France : c’est notre cap pour les 10 prochaines années.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) October 28, 2022.
Franca ishte ndër vendet që përjetoi ndoshta shkatërrimin më të madh për shkak të temperaturave ekstreme që mbizotëruan në verën e vitit 2022, me zjarre që dogjën zona të shumta.
Presidenti francez, në një postim në llogarinë personale në Twitter, ka bërë të ditur se në 10 vitet e ardhshme do të mbillen një miliardë pemë.
“Përballë ndryshimeve klimatike, ne duhet të ecim përpara dhe të mendojmë për një strategji të re për të luftuar zjarret”, tha Macron.