Josep Borell pas takimit me Vuçiç: Situata me pasoja për të ardhmen evropiane

0

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtëm dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka biseduar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takime të ndara në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Qëllimi i takimeve ka qënë adresimi i sfidave kritike në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diskutimet kishin në fokus ndihmën e dy palëve për të gjetur zgjidhjet e nevojshme urgjente për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren.

Përfaqësuesi i lartë, Borrell i shoqëruar nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, përsëriti se palët duhet të angazhohen patjeter dhe në mënyrë konstruktive të tregojnë gatishmëri për kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre për dialog.

Mjedisi aktual gjeopolitik e bën edhe më të domosdoshme për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës dhe për t’u angazhuar në negociata kuptimplotë për atë çështje që ka vërtet rëndësi për Kosovën, Serbinë, popullin e tyre dhe gjithë rajonin – e cila është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy palëve si një faktor kyç për të ecur përpara në rrugën e tyre evropiane. Serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në institucionet e Kosovës dhe të rifillojnë detyrat e tyre, dhe Kosova duhet t’i harmonizojë veprimet e saj, në lidhje me targat, me marrëveshjet e kaluara të dialogut dhe të nis negociatat për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, pa vonesa të mëtejshme. Këto obligime, të ndërmarra në kuadër të dialogut, mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i lartë Borrell nënvizoi rëndësinë e të përmbajturit nga çdo veprim i njëanshëm dhe retorikë nxitëse.

“Me luftën që po ndodh në Ukrainë, Evropa nuk mund të ketë një tjetër konflikt në tokën e saj. Është përgjegjësi e palëve që ta shmangin këtë për të mirën e njerëzve të tyre, të cilët do të humbasin më shumë nëse sjellja aktuale përshkallëzuese nuk ndryshon. Pamundësia për të përmbushur detyrimet dhe përshkallëzimi i shpejtë, do të kenë pasoja të dëmshme para së gjithash për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për të ardhmen evropiane të të dyja palëve dhe besueshmërinë e tyre në sytë e partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë”, tha Borrell.

Përfaqësuesi i lartë do të informojë shtetet anëtare të BE-së të hënën, në Këshillin e Punëve të Jashtme, rreth diskutimeve të tij dhe do të japë analizën e tij rreth situatës

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu