Shkruan Zef Ndreka
Këto mendoja mbasditën e 12 Nëntorit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit ” në protestën më të dobët të organizuar nga Foltorja dhe Partia e Lirisë. Aty ku më në fund, Berisha dhe Metaj, e kuptuan në pasditën e kësaj dite, se kanë mbetur si peshku pa ujë. Kanë dalë vullnetarisht në zallë me rrugën e ndjekur dhe më kot shpresojnë dikush ti mbështesë e ti shpëtojë.
Më e drejta do të ishte, si peshqit më të mëdhenj që janë bashkë me Ramën, të kishin rënë në rrjetën e drejtësisë, e mos të përpëliteshin në tribunë pa shpresë, duke mashtruar e gënjyer mbështetësit e tyre apo vullnetarët e çorientuar me britma pa kuptim.
Berisha dhe Metaj tashmë janë kthyer në qesharak për shoqërinë shqiptare me sjelljet e veprimet e tyre.
Ata po ju tregojnë qartë botës dhe gjithë shqiptarëve se janë njerëz pa karakter dhe shumë të ulët.
Kanë përfunduar që të dy në qesharak të mëdhenj, duke u bërë bëhet vërtetë gazi i të tjerëve. Shkurt, ata kanë përfunduar në kloun dhe karagjoz të pa shoq , në komik.
Me rrugën që ndjekin, me politikën që kanë përzgjedhur këta kllounë politikë, gjithnjë janë duke e futur vetën në telashe të njëpasnjëshme, duke krijuar pengesa, vonesa e ngatërresa në politikë ose duke bërë enkas gabime për të shtyrë statusquonë dhe të afrojnë sa më shumë simpatinë dhe bashkëpunimin mes tyre.
Për çfarë e luajnë këtë rol ?! Çfarë ka mbetur pa arritur, pa bërë?!
Sigurisht , është e qartë. E bëjnë për frikën e madhe të llogarisë që duhet të japin për mbi tre dakada, ku drejtësia e shtypur prej tyre, i ka lejuar të bëjnë lehtësisht krime pa ndëshkim. Të pa numërta janë krimet e tyre, në politikë, në ekonomi, në arsim, në kulturë e shëndetësi e kudo. Dëmet që kanë bërë janë të pallogaritshme . Duhet mprehur shumë lapsi që të përafrohen në llogari dëmet që kanë shkaktuar në ekonominë e vëndit.
Këto dhe bashkë to Edi Rama, janë kllounët e dhimbjes.
Berisha dhe Metaj shfaqën hapur, kllounë më të zemëruar, më zemërthyer nga pushteti i humbur! Mungesa e pushtetit dhe frika nga drejtësia, janë arësyet e vërteta dhenjëkohësisht absurdi i kthimit të tyre në tragji-komedi për politikën shqiptare.
Të gjithë vullnetarët e zhgënjyer e të mashtruar të PS-së dhe të Shtëpisë së Lirisë, në fund të fundit i bashkojnë kllounët Berisha-Metaj. Ata kanë zgjedhur sipas tyre detyrën më të rëndësishme edhe pse përfaqësojnë absurdin tashmë në politikë, që të bëjnë të qash e të qeshësh.
Por më shumë të bëjnë të mendosh e të reflektosh për të ardhmën e fëmijëve të tu, të familjes tënde, të shoqërisë mbarë dhe të vëndit.
Braktisja, mos mbështetja, qëndrimi larg nga ky trekëndësh i tmerrshëm për ardhmërinë e kemi vëndi, mbetet detyre e dorës së parë.
Promoted Content