Deklarata e fortë e gazetarit: Një shqiptar është vrarë me armë brenda një resorti luksoz, nuk ka asnjë informacion

0

Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, kur është shprehur se një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri brenda një resorti luksoz në vendin tonë dhe nga autoritetet nuk ka asnjë informacion.

Gazetari i kronikës është shprehur në emisionin “Opinion”, se ngjarja ka ndodhur më 17 korrik dhe nuk ka asnjë të dhënë për viktimën.

“Një shqiptar ka gjetur vdekjen me armë zjarri në një resort luksoz, jam përpjekur që të marr informacione, por nuk më ka dhënë askush asnjë informacion, është shqiptar.

Ngjarja ndodhi në një resort luksoz dhe askush nuk thotë asgjë. Kjo ndodh sepse janë superfuqitë që menaxhojnë gjithçka. Ka ndodhur mos gaboj diku më 17 korrik dhe nuk ka asnjë detaj”, theksoi gazetari.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu