Euro dhe thasë me pleh si bashkish Doganës, kokaina u ruajt në Kombinat. Përgjimet: Jam shumë lart, më vdektë plaka!

0

Grupi i trafikantëve të 430 kg kokainë, përveç shumave monetare që kanë paguar për zhdoganimin e mallit në doganën e Tiranës, kanë dhënë edhe thasë me pleh organik artificial.

Referuar dosjes hetimore, Denilson Çervanaku ka paguar 500-1000 euro në doganë, si dhe ka lënë ‘bakshish’ edhe 4 thasë me pleh.

Pas zhdoganimit, Denilson Çervanaku, është shoqëruar nga shtetasi Marildo Rona.

Fillimisht mallin ata e kanë dërguar në një ambient pranë rrugës “Jorgo Panajoti”, e cila ndodhet në Kombinat.

Trafikantët e kanë mbajtur aty për disa ditë, pasi ambjenti ka qenë i sigurtë e survejohet nga kamerat.

Sipas përgjimeve aty ka kërkuar të akomodohet edhe Denilson Çervanaku, pasi i ka kërkuar Ronës të rezervojë hotel pranë zonës.

Në fund të shtatorit, kur ka ardhur edhe shtetasi kolumbian për të bërë ndarjen, ngarkesa është transportuar nga Kombinati drejt fshatit Frakull, moment ky që ka ekzaltuar edhe Denilson Çervanakun.

“Me rob shpie, sa lart jam. Me rop rob shpie, s’kam qene ndonjehere si ky moment, ndihem shume mire. Me vdekt plaka”, shpreh entuziazmin e tij i riu, në një nga bisedat me anëtarët e grupit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu