Gert Shehu është 31-vjeçari që sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ditën e djeshme në protestën e Opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
I riu i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës pas dhunës që mori nga simpatizantët e Berishës është edhe ‘reper’ me kanal në YouTube.
Kanalin në YouTube, Shehu e ka krijuar rreth 1 vit më parë me emrin “Eva7196” dhe ka postuar video “freestyle” kundër sistemit, fenomeneve të ndryshme, por edhe rima pa kuptim. Ai ka gjithsej 17 video të shkurta në YouTube dhe duhet thënë se në disa prej tyre ai flet gjëra të pakuptimta.
Më poshtë disa prej “teksteve” të tij:
Pa të ardh pensioni, mos rri si barboni, na ndihmoni mos bëni ç’a t’doni, nëqoftë se navigoni, ç’a të doni, veç kaloni. Tani bëhu dani, me forcë luani…
E ke me kusht, po ishe ngusht, bëhu grusht, largoi si pusht, mbill fusht si bebusht, të shtyp si musht, siguroi t’jen të musht, barkusht.
Se vdes, po s’pate besë, se kemi një sundues shumë mëshirues dhe një qen adhurues, kemi një krijues…
Mbajta një ditar, sa mbiu një bar, fola si ar…ju kam dedikuar për të mbaruar. Jam i frymëzuar për të lunduar me duar…si i kulluar jam i dënuar, dhe për të lënduar nuk e kam imagjinuar, Nevaldo ti je Hajdar, s’ishe i kalibruar për të punuar si shpëtimtar, ti je gomar e s’të shof në var, na ke revoltuar, për të kërkuar drejtësinë e munguar…