Priten “non grata” politikanësh të njohur nga PS!

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të zgjerojnë gamën e personave që do të shpallen “non grata” në Shqipëri dhe jovetëm.

Në vendin tonë janë shpallur deri tani të padëshiruar disa persona, teksa tiparin e ngriti ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe që u pasua me ish-kryeministrin Sali Berisha, e disa personazhe të tjerë, si ish-deputetët Aqif Rakipi dhe Tom Doshi.Por ky numër rrezikon të rritet dhe madje të kalojë edhe përtej politikës, sikundër janë personalitet nga fusha e ekonomisë, biznesit, medias dhe drejtësisë, apo zyrtar të qeverisë socialiste.

Sinjalin e parë e ka dhënë këtë javë juristi Kreshnik Spahiu, i cili zbuloi se disa zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, pritet të shpallen ‘non grata’ nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Në një intervistë televizive për euro news, Spahiu theksoi se përveç shpalljes “non grata”, për këta zyrtarë do të ketë edhe procedime penale. “Ambasadori i ri i SHBA-ve do jetë 10 herë më i ashpër se Yuri Kim.

Ambasadorja Yuri Kim do iu duket lule këtyre, do iu duket si avokate, kur të ndeshen me prokurorin e ri që do të vijë nga Uashingtoni. Në dijeninë time, në listën e ardhshme për persona non grata, janë zyrtarë shumë të lartë socialistë.

Është nga krahu i majtë, aktual të nivelit të lartë. Nga ana tjetër, do ketë hapa që përveç listës së ‘non gratave’, emrat e listës ‘non grata’ të shoqërohen edhe me procedime penale”, deklaroi me bindje Spahiu.

Pra kjo deklaratë e zotit Spahiu, vjen pas asaj të bërë javën që shkoi nga koordinatori i DASH kundër korrupsionit Richard Nepheë, i cili deklaroi se viti 2023, pritet të sjellë “tërmet”, pasi do të shtohet “lista e zezë e non gratave”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu