Anonymous hakon faqen e Ushtrisë Serbe dhe i dërgon mesazh Vuçiçit: Fashisti Aleksandër

0

Grupi i hakerëve, Anonymous, po vijon me sulmet ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Gjithçka nisi kur Anonymous i bëri thirrje presidentit serb të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë.

Anonymous ka “thyer” webfaqen e Ushtrisë serbe, lajm që e ka bërë të ditur përmes një postimi Twitter, ku edhe i ka dërguar një mesazh Vuçiçit.

Anonymous hakon faqen e Ushtrisë Serbe dhe i dërgon mesazh

“Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, thuhet në mesazhin e tyre.

Ndërsa në një tjetër postim, të cilin e ka shoqëruar me flamurin shqiptar, Anonymous ka shkruar se nëse Vuçiç kërkon luftë, atëherë lufta po e pret.

“Anonymous ka lançuar #OpSerbia Duke marrë uebsajte të shumta qeveritare ditët e fundit. Synimi është infrastruktura qeveritare. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dëshiron një luftë, atëherë një luftë po vjen në rrugën e tij”, thuhet në njoftim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu