I lidhur me Kiarën ky?!

0

Pak ditë më parë u përfol në media se Kiara Tito është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother. Djali për të cilin u përfol ishte Ron Koka, djali i biznesmenit Leonard Koka.

Në një prononcim ekskluziv për Kryefjala.com Renaldi shprehet se nuk është në një lidhe me moderatoren, Kiara Tito.

Prononcimi i plotë i tij:Pikë së pari në fillim mendova të mos reagojë sepse kam jetën time private dhe janë gjëra që nuk më interesojnë, por duke parë se si lajmi vetë ofrohet nga mediat, konfirmohet, po vet nga ata dhe merret si e mirëqenë në publik erdhi momenti që të them dhe unë dicka meqë emri im dhe foto ime është perdorur për interes të mediave, pa aprovimin tim dhe duke m shkaktuar d me te tjera që mediave nuk i intereson.

Por për këtë pjesë kam kontaktuar avokatin të marrë masat e nevojshme për padi dhe të zgjidhet në menyra të tjera.

Së dyti duhet të bëj një sqarim meqënëse rrjedha mori kështu. JO NUK JAM I LIDHUR me Kiara Titon dhe ju lutem të keni pak sensin e njerzillikut dhe mos të jeni kaq egoistë vetëm për përfitimet tuaja jo vetëm duke perdorur emrin tim dhe foton time pa asnj aprovim por dhe duke sajuar një lidhje pa asnjë provë, pa asnjë fakt vetëm për të fituar disa klikime.

Jeta nuk është “Big Brother” kështu që ju lutem sinqerisht të merrni në konsideratë që ka dhe njerez që shohin jetën e tyre, jo të të e tjerëve në “Big Brother”.
Faleminderit për mirëkuptimin…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu