
Shkruan Mentor Kikia
Me afrimin e zgjedhjeve do te intesifikohet edhe shfaqja me e urryer per mua.
Politikanet, kandidatet, qe dalin rrugicave te qyteteve e fshatrave dhe takojne popullin e thjeshte.
Tregtarin tek tezga, fshatarin ne are duke punuar token me bel, pensionistet duke lozur domino apo me letra…. I takojne, i perqafojne, bisedojne lirshem sikur te ishin te njohur prej kohesh, tregojne barcoleta, qeshin per hicgje.
Sa njerez te thjeshte qe jane…
Dhe qershia mbi torte eshte Nena!
Eshte nena me shamine e bardhe ne koke,
Diku te bardhe e diku te zeze. Zyrat e PR kujdesen qe ne cdo takim te kete nje Nene me shami ne koke. Ajo eshte e kerrusur, e mpakur ne trup, me duart te vrara nga puna…
Politikani e perqafon, e mbeshtjell ne kraharor, i puth duart e rreshkura, i flet me perzemersi si biri qe ka ardhur nga emigrimi.
Dhe Nena kenaqet, lumturohet dhe i drejtojet: Te paste nena bir.
Dhe biri iken i lumtur. I merr voten dhe zhduket. Nuk ia sheh me surratin Nenes.
Deri ne zgjedhjet e tjera Nena mund te kete vdekur, por do te gjendet nje Nene tjeter.
Ne kete vend qe vetem plaket, ka Nena me shumice.
Promoted Content