Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, i ftuar në “Ora e Betit” në Rtv Ora shprehu bindjen se SPAK do të presë hetimet në Amerikë lidhur me çështjen “McGonigal”.
Myslim Murrizi: Të presim çfarë do të bëjë SPAK. Të pranosh një kërkesë padi është tjetër gjë, dhe të regjistroosh një procedim penal është tjetër gjë. Dumani do ta fusë në short. Të shohim cili prokuror do ta ketë, do ta regjistrojë apo jo si procedim penal. A do merren njerëz nën hetim? Fakti që SPAK është një organ i dalë nga mbikqyrja amerikane dhe gjithë reforma në drejtësi është një investim prej 500 mln dollarësh i partnerëve ku rolin kryesor e ka Amerika, do të presë mendoj unë sesi do shkojnë hetimet në Amerikë. Nuk besoj se kanë këllqe të hetojnë një skandal që lidhet me një zyrtar të lartë të FBI. Mund ta regjistrojë si çështje por pa emra konkretë në akuzë. Ndoshta ardhja e ambasadorit të ri dhe ecja me komisionin hetimor në SHBA do të shikojë dhe SPAK si do ti qaset.
Murrizi thotë se fakti që Rama angazhoi një prej figurave më të fuqishme të FBI-së kundër PD-së, i lind e drejta të dyshojë se çdo vendim i mbrapshtë që është marrë në këtë vend është i paguar.
Por Murrizi thotë se ky skandal është shumë më e rëndë për Amerikën sesa për ne.