Aleanca e hapur e hajnisë në sulm kundër drejtësisë!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Reagim!

Dje një çmenduri politike tjetër habiti jo vetëm kryeqytetin por shumë më gjerë. Një grup mbështetësish të kryehadutit Ilir Meta u shfaqen me parulla, slogane e me thirrje histerike në oborrin e SPAK-ut! Qysh nga viti 1989-të në Temishuarë të Rumanisë e deri sot kam ndjekur protesta populiste të cilat janë drejtuar deri në gjakderdhje por që të gjitha kanë pasur objektiv drejtuesit diktatorë me emra të përveçëm si Çaushesk, Ben Ali apo Sadam Husein, Gedaf….. Por askund në botë nuk është parë e degjuar të manipulohen turma kundër organeve të drejtësisë.

Ky precedent ndodh në Tiranë në një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në BE. Siparin e kësaj marrëzie jo të rastësishme e hapi vite më parë kryehajduti Erjon Veliaj i cili me bekimin e hajdutit shtalartë Edi Rama rrethoi Gjykatën Administrative. U pasua nga hajduti tjetër i faktuar e penalizuar Sali Çatia për të kulmuar në rastin e fundit me ushtarët protestues të ish presidentit Ilir hajnia.

Pa dashur ta anatemoj këtë farsë e cila nuk ka asnjë përkufizim përveçse presion njerëzor kriminal kundër drejtësisë për të legjitimuar vjedhjen makabre e krimin politik sikundër paprekshmërinë shpreh bindjen e plotë se këto janë protesta të pastra kundër aleatit të kombit tonë SHBA-së e cila krijoi dhe vijojn të suportojë SPAK-un dhe GJKKO-në. Shihni Sali Berishën studio më studio me porosi direkte të Edi Ramës tek sulmon SHBA-të. Ç’po ndodh? Que vadis Albania!? E pse pikërisht tani në këtë maskaradë ruse në Ballkan e kryesisht në trojet tona etnike që janë aleati me potent i euroatlantizmit?! Përgjigja është e thjeshtë! Keta hajdutë të papergjegjshëm kriminal tashmë të dekriptuar e diskretituar janë në agoninë e tyre dhe janë hedhur në sulëm të mbrojnë ç’mund të mbrojnë nga vjedhjet e llahtarshme në më shumë se tre dekada.

Shqiptarët duhet ta dinë se Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Erjon Veliaj, Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, e me radhë të gjithë kusarët e shqiptarëve shumë shpejt do të jenë banorë të qelive të burgut të Ilir Beqajt e Çyrbjes e shumë të tjerëve që janë akomoduar aty dhe pronat e tyre kriminale do të sekuestrohen e kthehen tek taksapaguesit e grabitur. Ka ardhë koha që shumë shpejt me apo pa politikanë në ballë të mblidhen shqiptarët e ndershëm të këtij vendi e të reagojnë paqësisht në mbështetje të drejtësisë së re e në suport të aleatëve tanë nacional që mbështesin këtë hap jetik për atdheun e kombin tonë. Aty do të testohet realisht autoriteti i leckosur i këtij establishmenti politik i cili ndonëse në grahmat e fundit tenton të mbijetojë. Koha është sot për të shkeputur nga trupi i atdheut këtë gangrenë e cila nëse nuk ikën do të kancerizojë pa shpëtim të ardhmen e kombit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu