Ambasadorja aerikane në OKB në Tiranë: Shqipëria aleat i palëkundur

0

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka mbërritur në Tiranë.

Përmes një statusi në ‘Twitter’, ambasadorja shkruan se Shqipëria është një partner i palëkundur i SHBA, ndërsa vlerëson edhe qëndrimet e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit në OKB kundrejt Rusisë.

“Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan Linda Thomas-Greenfield.

Në një status të dytë, ambasadorja Thomas-Greenfield, shkruan.

“Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej, që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për ato që më treguat dhe për pritjen e ngrohtë në Tiranë”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu