Shkruan Sokol Pepushaj
Edi Rama është izoluar katërcipërisht nga Amerika.
Babloku nuk guxon ta valvitë në fushatën elektorale, si kartë krediti të Mafies elitare.
Këta mafiozët tanë, që dikur diplomatët dhe FBI-së i përdornin jo vetëm si paketa aksionesh në bursat fiskale, por edhe si kamalecë të podiumeve tribunale, tani nuk gjejnë dot bezen e bukur me yje. për ta shpalosur para turmave.
Ishte Yuri Kim ajo, që në shekullin e Aleks Sorosit, pasi mbuloi me baltë tankun kinez të Ilir Metës në Malin me gropa, edhe pse në kohën kur skandalet në tokën e mundësive quheshin “biznes i mbarë”, flamurin amerikan, e mori në gji, e mbrojti si nëna fëmijën e vet.
Ilir Meta, ka kohë që nuk i afrohet Flamurit Amerikan, prandaj dua të besoj, se sido të vejnë zgjedhjet, nuk do e ketë shansin të bëhet kryetar Parlamenti hajduti në rishikim krimesh.
Selfiet e Berishës me Metën dhe ato të Sorosit me Ramën, janë maska e fundit që po bie.
Herkuli i komplekseve të Surrelit, po kalon periudhën më të keqe, sprovën e fundit të jetës jashtë burgut.
As në mitingjet me tallava, as në Facebok, as në darkat gala me hallatet e hajdutit përjashta e gravitetin e mafies aty ku rri prej 12 vitesh Babloku, nuk do të vëlvitet kurrë më, Flamuri Amerikan.
Aplikacioni bllokues, ka lagur edhe puplat e patronazhistëve.
Askujt që nuk paguan moralin qeverisës me këste të rregullta, apo nuk ka ndonjë “engjëll” në Departamentin e Shtetit, nuk do i punoi mirë droni mbi fshatin plot hashash.
Ju thoni, mirë na iku Rama, po prapë po na vjen Saliu?!
Dramat Shekspiriane, ku mbreti vret djemtë për të mos i zënë fronin, janë filet e filetove që nuk serviren sot në pjatancën përballë Statujës së Lirisë që rri krenare me flakadan në dorë.
Pra, flaka ka djegur jo vetëm këtë antiamerikanin që ç’burrëroi FBI-në, duke i marrë kokën e duke luajtur me të si me top llastiku, por krejt fisin e tij, 4 kapot e 4 Klaneve Mafioze.
E nëse Saliu është njëri nga 4 Klanet, dua ta besoj se në fund të rrugës, pas 11 majit, do i dalë një tabelë, “Read the lesson carefully and follow the conditions carefully”.
Ky lajm i sotëm, Amerika fundos Edi Ramën; Mos e përdor Flamurin Amerikan, është thjeshtë klishe e epitafit të faqes së fundit të Biblës së demokracisë: “Lexojeni me kujdes mësimin dhe ndiqni me kujdes kushtet”, kupa po derdhet.